Trajneri I Kombëtares spanjolle, Vinsente Del Boske, ka thirrur 25 futbollistë për miqësoren kundër Italisë që do të luhet të enjten dhe atë ndaj Rumanisë tri ditë më pas, por ka lënë në shtëpi Injestën dhe Diego Kostën. “Diego ka pasur një problem fizik dhe për këtë nuk është thirrur. Kuptohet që ne na intereson edhe aspekti disiplinor, por nuk jemi këtu për të vënë drejtësi për atë episod të disa ditëve më parë, aq më shumë që nuk u duk shumë i rëndë”. Këto janë fjalët e trajnerit iberik, duke iu referuar incidentit të sulmuesit brazilian të natyralizuar si spanjoll, me futbollistin e Evertonit Garet Berri. Dukej si një lloj kafshimi “alla Suarez” i Diego Kostës. “Kanë mbetur edhe dy muaj për të arritur tek lista finale e Euro 2016, kohë e mjaftueshmë edhe për të bërë vlerësimin e duhur edhe për rastin në fjalë”, ka përfunduar Del Boske, i cili duket se nuk është ende i qartë, nëse duhet të udhëtojë për në Francë së bashku me sulmuesin eksentrik të Çelsit.