SPAK vijon të godasë korrupsionin në nivel të lartë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK vijon të godasë korrupsionin në nivel të lartë –

23:04 | 17/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nën akuzën e prokurorëve të Strukturës së Posaҫme Anti-Korrupsion (SPAK) u arrestua ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, për shpërdorim detyre, falsifikim dhe mashtrim në koncesionin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë në spitalet publike të Shqipërisë

Po ashtu u u arrestua edhe Ilir Rrapaj, pronar i kompanisë “Sani Service” që fitoi tenderin për koncesionin e sterilizimit.

Ky koncesion i formës Partneritet Publik-Privat (PPP) u dha në vitin 2015 nga Ministria e Shëndetësisë, dy vjet pas marrjes së mandatit të parë qeverisës nga kryeministri Rama.

Kompania koncesionare ”Sani Service” ka marrë përsipër të kryejë sterilizimin e instrumenteve kirurgjikalë.

Burime zyrtare njoftojnë se një qendër moderne sterilizimi brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, e financuar nga qeveria, nuk ka funksionuar asnjëherë në këto 8 vite që nga fillimi i aktivitetit të kompanisë koncesionare e deri tani.

SPAK-u ka nxjerrë edhe 8 urdhëra të tjera arresti për zyrtarë të atëhershëm të lartë në Ministrinë e Shëndtësisë si edhe për anëtarë të komisionit të atëhershëm për miratimin e tenderave në ministrinë në fjalë.

Në njoftimin zyrtar të publikuar të enjten nga SPAK vihet në dukje që arrestimet “janë ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit”.

Kronologjia e dyshimeve për korrupsion me paratë publike

Në dhjetor 2015 Ministria e Shëndetësisë lidhi për 10 vjet një kontratë koncesionare me kompaninë “Sani Service”. Kontrata kishte një vleë prej 100 milion euro. Kontrata në fjalë do të bënte të mundur që sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale njëpërdorimësh të mos ofrohej nga vetë spitalet publike, por në mënyrë të unifikuar nga kompania “Sani Service.”

Tre vjet pas lidhjes së kontratës dhe aktivitetit të kësaj kompanie, më 2018, rezultoi që kostoja e shërbimit për sterilizimin e personalizuar të pajisjeve kirurgjikale ishte 28,3 përqind më e madhe nga shuma e caktuar në buxhetin e shtetit të atij viti.

Në fillim të vitit 2019 një grup pune i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë u angazhua të rishikojë setet kirurgjikale lidhur me numrin e instrumenteve në ҫdo set dhe ҫmimin e tyre me qëllim zvogëlimin e kostove.

Dyshimet për mashtrim dhe korrupsion ndaj buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve të Shqipërisë lindën kur në kontratën prej 100 milion eurosh merrej përsipër sterilizimi vetëm për një numër të caktuar ndërhyrjesh kirurgjikale dhe jo për të gjitha, gjë që krijonte hapësira që të rritej kosto e ndërhyrjeve kirurgjikale për buxhetin e shtetit.

Në fund të vitit 2019, pak ditë pas ngritjes së SPAK-ut, kallëzimi i parë penal kësaj strukture i erdhi nga shoqëra civile. Nisma “Thurje” kërkoi hetimin e zyrtarëve të lartë publikë në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me dyshime për abuzime me buxhetin e shtetit.

Tre vjet pas denoncimit dhe kthimit të nismës “Thurje” nga një lëvizje qytetare në një parti politike, afera e koncesionit të sterilizimit është në tavolinën e SPAK.

Faktet kokëforta flasin

Sipas të dhënave zyrtare të ardhurat e kompanisë koncesionare, që janë pagesa nga buxheti i shtetit, nga taksapaguesit, për periudhën 2016-2022 është 76 milionë euro dhe kompania koncesionare ka pasur një fitim prej 7,3 milione euro. Vetëm në vitin 2018 fitimi ishte 2,5 milionë euro.

Në atë vit Ministria e Shëndetësisë urdhëroi kufizimin e operacioneve duke kryer vetëm ato të domosdoshmet për të ulur kostot që nuk ishin parashikuar në buxhetin e shtetit 2018, kur nga buxheti i shtetit ju paguan kompanisë koncesionare 5 milione euro më shumë nga sa ishte parashikuar.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, 2013-2017, zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, i thirrur nga SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me koncesionin e sterilizimit të instrumentave kirurgjikalë, ka hedhur poshtë dyshimet për favorizime korruptive në kontratë.

Opozita në mbështetje të SPAK-ut

Opozita në Shqipëri, e kryesuar nga Partia Demokratike zyrtare, mbështet SPAK-un në hetimin e tij përkorrupsion dhe abuzime në koncesionin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë. Kryetari i saj Lulzim Basha, tha se “SPAK-u duhet t’i shkojë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, që presin dhe meritojnë drejtësi”.

SPAK-u po vijon hetimet për të evidentuar përgjegjësitë penale edhe të personave të tjerë të cilët në kontratën koncesionare në fjalë dhe zbatimin e saj kanë kryer “veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.”/DW

Read more

Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –

Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –

Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –

Të Lidhura

nga 27
23:06 | 12/05/2026
0

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pasi nuk u lejua të...

Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

nga 27
22:48 | 12/05/2026
0

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka deklaruar (për herë të parë zyrtarisht) se droni detar i mbushur me eksploziv...

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –

nga 27
22:00 | 12/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=HSFTZMi14A4 Prej dy dekadash, Bashkia Tiranë vazhdon të shpenzojë paratë e taksapaguesve për monitorimin e trafikut në kryeqytet, pa sjellë...

Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –

Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –

nga 27
21:26 | 12/05/2026
0

Në seancën 16 prillit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka pasur debate të forta mes anëtarëve, të cilat nisën...

Para

Messi befason me deklaratën: Te PSG as nuk e kisha…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –

Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –

23:06 | 12/05/2026
Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

22:48 | 12/05/2026
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –

22:00 | 12/05/2026
Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –

Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –

21:26 | 12/05/2026
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak –

20:42 | 12/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –
  • Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –
  • Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –
  • Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –
  • “Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak –
  • Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, sagën e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –
  • Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com