SPAK të bëjë shembull zyrtarët e Bashkisë së Veliajt – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK të bëjë shembull zyrtarët e Bashkisë së Veliajt –

22:35 | 23/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Belind Këlliçi, drejtues i PD-së së Tiranës, i ka bërë thirrje SPAK që të zbarkojë në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe të bëjë shembull përgjegjësit për skandalin e varrezave të Tufinës. Reagimi i Këlliçit ka ardhur pas pamjeve të transmetuara nga emisioni “Piranjat” ku shfaqeshin eshtrat e fëmijëve dhe të të rriturve të futura në kuti plastike embëlsirash dhe qese të zeza mbeturinash.

“Përgjatë gjithë historisë, mënyra se si të ikurit nga kjo botë trajtohen, shpesh ka dëshmuar gradën e civilizimit të shoqërisë.

Çfarë pamë nga investigimi i programit “Piranja” është një krim makabër, mohimi i të cilit paturpësisht shton neverinë ndaj mungesës së humanizmit dhe shkeljes së ligjeve të shkruara e të pashkruara. Keqtrajtimi, që u bëhet trupave të vdekur, të hershëm a të vonë shkakton një revoltë, që nis nga thellësia e psiqikës sonë.

Sepse shkon kundër pritshmërisë thelbësore të qytetarisë për të trajtuar të vdekurit me respekt, nder e dinjitet.

E papranueshme dhe e patolerueshme të shohësh imazhet e disa qeseve mbeturinash, që mbështjellin kocka njerëzish me dhe pa emër, si të jenë pamjet e tmerrshme të ushtarëve vrarë në luftë, hedhur kapicë nga kundërshtari në front.

Kjo barbari, ky dhunim monstruoz i dinjitetit njerëzor, tashmë e çon Bashkinë Tiranë në një tjetër podium, nga institucioni më i korruptuar në Europë, tashmë në institucionin më barbar të Europës!

SPAK duhet urgjent, që sonte, që në këtë moment të zbarkojë në bashki dhe të bëjë shembull përgjegjësit e këtij skandali të paimagjinueshëm.

PS: Ndjesë për pamjet tronditëse, por qytetarët duhet të dinë të vërtetën”, shkruan Këlliçi.

Read more

Këmbimi valutor 8 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës –

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 8 Qershor 2026

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 8 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:21 | 08/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me...

Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës –

Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës –

nga 27
08:03 | 08/06/2026
0

Nga Prof. Fatos Tarifa Socialistë shqiptarë!Anëtarë të Partisë Socialiste!Deputetë dhe mbështetës të kësaj partie! Në krye të partisë keni një...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Qershor 2026 –

nga 27
07:39 | 08/06/2026
0

Dashi Mund të filloni të bëni zgjedhje të rëndësishme, për të ardhmen tuaj. Në dashuri, për fat të keq, shumë...

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 8 Qershor 2026

nga 27
07:35 | 08/06/2026
0

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe...

Para
Supergol i Xhakës, Leverkusen “marshon” në Bundesliga –

Supergol i Xhakës, Leverkusen “marshon” në Bundesliga -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 8 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:21 | 08/06/2026
Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës –

Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës –

08:03 | 08/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Qershor 2026 –

07:39 | 08/06/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 8 Qershor 2026

07:35 | 08/06/2026
Shqipëri e re, Revolucion –

Shqipëri e re, Revolucion –

23:24 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 8 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 8 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 8 Qershor 2026
  • Shqipëri e re, Revolucion –
  • Ejani në tryezën e bisedimeve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 8 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com