Prokuroria e Posaçme e SPAK ka shpallur pretencën për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka.
SPAK kërkon katër vite burgim për ish-gjyqtaren e Elbasanit, e cila me gjykim të shkurtuar përfiton 2 vite e 6 muaj.
PAK ka kërkuan ditën e sotme 4 vite burg për ish gjyqtaren e Elbasanit e cila u arrestua për ryshfet në korrik të vitit të kaluar. Përkatësish, për personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje SPAK ka kërkuar:
Zamira Vyshka- 4 vite burgim
Ilir Pashaj- 2 vite e 6 muaj burgim
Tuaulant Romallari – 3 vite burgim
Kujtojmë se gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, u arrestuan me 22 korrik me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt ryshfetit.
Xhulio Musaj, i dënuari për të cilin janë paguar lekët, ka qenë i dënuar për plagosje.
Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Vyshka nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj , duke i ofruar 2 milionë lekë. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para.
Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni.