SPAK pyet në gjykatë Etien Canin për vrasjet e babë e bir – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK pyet në gjykatë Etien Canin për vrasjet e babë e bir

16:23 | 08/06/2022
në Shqiperi
0

Ka vijuar ditën e sotme seanca e radhës gjyqësore, kundër 6 personave të pandehur, që akuzohen për veprën penale të vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit, ngjarje kjo e ndodhur në 15 Gusht 2012 në Elbasan.

Në seancën e sotme, ku prokuroria kishte planifikuar të pyeste të pandehurin Ardjan Çapja, nuk është realizuar pyetja e tij, për shkak se prokurori hoqi dorë.Ndërsa ka vijuar me marrjen në pyetje të Etien Canit, një të pandehuri tjetër në këtë proces, që sipas akuzës ka qenë pjesë e grupit që ekzekutoi babë e bir. Cani, ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë njohje me Ardjan dhe Florenc Çapjan. Madje sipas tij ai nuk është takuar asnjëherë, megjithëse në dëshminë e bashkëpunëtorit të prokurorisë, Ervis Bardhi, ai del se ka qenë pjesë e takimeve me Çapjat dhe ka shërbyer si vëzhgues në periudhën e përgatitjes së momentit të vrasjes.

Pas përfundimit të dhënies së deklarimeve nga Etien Cani, radhën për tu marrë në pyetje nga prokuroria, e ka në seancën e ardhshme të datës 15 qershor, i pandehuri Klajdi Dokoli.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Gjatë fazës së hetimit, Ervis Bardhi, është marrë disa herë në pyetje nga prokuroria, duke treguar se dinamikën e vrasjes së babë e bir dhe pazaret, që kanë kryer me të pandehurit e tjerë, Ardian dhe Florenc Çapjan, për vrasjen e Gentian Beqirit, si dhe personat e tjerë Olsi Leku, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani.

Si ndodhi vrasja e dyfishtë

Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Etien Canin. Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.

Etien Cani bashkë me Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka dy pista për vrasjen e Beqirit. E para është ajo e motiveve të dobëta pasi Cani dyshonte se Gentian Beqiri i kishte ngacmuar të dashurën. Pista tjetër është ajo e hakmarrjes së vjetër me Çapjat, pasi Gentian Beqiri ishte një ndër tre personat që ekzekutuan Sokol Çapjan në një lokal në dhjetor 2005 në Elbasan duke çelur kështu serinë e hakmarrjeve mes familjeve në këtë qytet.

Pas Beqirit disa vite më vonë u ekzekutua në Elbasan, vëllai i tij Astrit Beqiri. Ai u gjet u vrarë pranë një karburanti në prill të vitit të shkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Etiketa: Ardjan dhe Florenc ÇapjanGentian dhe Nezir Beqirit

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
500 mijë euro brenda kamionit në portin e Durrësit, përfundojnë hetimet për shoferin

500 mijë euro brenda kamionit në portin e Durrësit, përfundojnë hetimet për shoferin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj –

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj –

19:58 | 26/04/2026
Aksident i rëndë në Tiranë/ Nga përplasja e dy automjeteve humb jetën një nga drejtuesit –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Nga përplasja e dy automjeteve humb jetën një nga drejtuesit –

19:40 | 26/04/2026
Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin –

Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin –

19:26 | 26/04/2026
Dua podiumin me Shqipërinë –

Dua podiumin me Shqipërinë –

17:04 | 26/04/2026
Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –

Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –

16:48 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Nga përplasja e dy automjeteve humb jetën një nga drejtuesit –
  • Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin –
  • Dua podiumin me Shqipërinë –
  • Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –
  • Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Nga përplasja e dy automjeteve humb jetën një nga drejtuesit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com