Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marshuar drejt SPAK-ut, për të kryer homazhe. Anëtarët e aleancës thanë se në mënyrë figurative, ‘SPAK ka ndërruar jetë.
Avokatja Adriana Kalaja, e cila foli përpara godinës së SPAK, ka akuzuar drejtuesin e Strukturë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumanin, se nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre, për ta përjashtuar prokurorin Edvin Kondili, që për 4 vite nuk heton dosjen e prishjes së Teatrit.
Aktivistët thanë se SPAK ka ndërruar jetë dhe “prandaj kanë ardhur që të bëjnë homazhe”.



