SPAK dërgon në gjykatë Maksim Ndocin dhe Julian Kollçakun, trafikonin kokainë nga Ekuadori – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK dërgon në gjykatë Maksim Ndocin dhe Julian Kollçakun, trafikonin kokainë nga Ekuadori –

19:24 | 09/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

I gjendet drogë, i dënuari përjetë transferohet nga Peqini në Burrel –

“Vendimi i paligjshëm”/ Tjetër goditje për Ramën, Gjykata e Lartë rrëzon shkarkimin e Gledis Nanos –

Nuk ekziston si nen –

Ata pushtet nuk duan, por… –

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe më 8 janar 2026 ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal nr. 296/2021, ndaj të pandehurve Maksim Ndoci dhe Juljan Kollçaku.

Dy shtetasit akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprat “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal.

Origjina e hetimeve

Procedimi penal ka nisur pas një kërkese për bashkëpunim gjyqësor nga autoritetet italiane, konkretisht Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Firences – Drejtoria e Distriktit Antimafia, e cila po hetonte një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës.

Sipas autoriteteve italiane, grupi kriminal vepronte në disa shtete njëkohësisht, përfshirë Shqipërinë (Durrës, Tiranë), Amerikën Latine (Ekuador, Panama) dhe Italinë, kryesisht në provincat e Pizës, Piemontes dhe Trevizos.

Hetimet nisën pas një operacioni të Guardia di Finanza në Livorno, në mars të vitit 2021, ku u kapën në flagrancë shtetas me origjinë shqiptare gjatë nxjerrjes së një ngarkese kokaine të ardhur nga Amerika Latine.

Veprimet hetimore

Në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, autoritetet shqiptare dhe italiane përdorën metoda të avancuara hetimi, përfshirë përgjime telefonike dhe ambientale, gjurmim GPS, vëzhgime fizike, kontrolle dhe monitorim të mjeteve të transportit.

Nga hetimet rezultoi ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i organizuar për importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës në tregun italian, me përfshirjen e shtetasve shqiptarë, italianë dhe rumunë.

Sekuestrimet e dokumentuara

Gjatë hetimeve janë dokumentuar disa episode të rëndësishme sekuestrimi, ku përfshihen:

rreth 28 kg kokainë neto në Guasticce (korrik 2021);

mbi 70 kg kokainë neto në portin e Livornos (gusht 2021);

rreth 11.7 kg kokainë neto në kufirin tokësor të Gaggiolos (nëntor 2021);

mbi 140 kg kokainë në portin e Livornos (mars 2022);

mbi 400 kg kokainë në Frattamaggiore (prill 2022);

mbi 84.5 kg kokainë neto në Guidonia, Romë;

mbi 150 kg kokainë në Ekuador;

si dhe episode të tjera më të vogla të shpërndarjes.

Përgjegjësia penale

Sipas SPAK, për Maksim Ndocin është provuar përfshirja në rikuperimin e mbi 140 kg kokainë, si dhe në organizimin e importimit të një sasie tjetër prej rreth 120 kg.

Ndërsa për Juljan Kollçakun është dokumentuar përfshirja në trafikimin e mbi 489 kg kokainë bruto, si dhe në importimin dhe shpërndarjen e sasive të tjera të drogës në territorin italian.

Në kuadër të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, autoritetet italiane kanë kërkuar ndjekjen penale në Shqipëri për dy të pandehurit, çështje e cila tashmë është dërguar zyrtarisht për gjykim.

gijotina.com/

 

Të Lidhura

I gjendet drogë, i dënuari përjetë transferohet nga Peqini në Burrel –

I gjendet drogë, i dënuari përjetë transferohet nga Peqini në Burrel –

nga 27
21:35 | 24/04/2026
0

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon se, bazuar në informacionet paraprake të marra në rrugë operative nga strukturat e Shërbimit...

“Vendimi i paligjshëm”/ Tjetër goditje për Ramën, Gjykata e Lartë rrëzon shkarkimin e Gledis Nanos –

“Vendimi i paligjshëm”/ Tjetër goditje për Ramën, Gjykata e Lartë rrëzon shkarkimin e Gledis Nanos –

nga 27
21:19 | 24/04/2026
0

Gjykata e Lartë i ka dhënë fund betejës ligjore të ish-kryepolicit Gledis Nano me Këshillin e  Ministrave dhe Ministrinë e...

Nuk ekziston si nen –

Nuk ekziston si nen –

nga 27
20:47 | 24/04/2026
0

NATO ka thënë se nuk ekziston asnjë dispozitë për pezullimin apo përjashtimin e shteteve anëtare nga aleanca ushtarake, pasi u...

Ata pushtet nuk duan, por… –

Ata pushtet nuk duan, por… –

nga 27
20:37 | 24/04/2026
0

Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti në një...

Para
Protestuesit hedhin domate dhe kapsolla tek Bashkia, Forcat Shqiponja shoqërojnë të riun –

Protestuesit hedhin domate dhe kapsolla tek Bashkia, Forcat Shqiponja shoqërojnë të riun -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I gjendet drogë, i dënuari përjetë transferohet nga Peqini në Burrel –

I gjendet drogë, i dënuari përjetë transferohet nga Peqini në Burrel –

21:35 | 24/04/2026
“Vendimi i paligjshëm”/ Tjetër goditje për Ramën, Gjykata e Lartë rrëzon shkarkimin e Gledis Nanos –

“Vendimi i paligjshëm”/ Tjetër goditje për Ramën, Gjykata e Lartë rrëzon shkarkimin e Gledis Nanos –

21:19 | 24/04/2026
Nuk ekziston si nen –

Nuk ekziston si nen –

20:47 | 24/04/2026
Ata pushtet nuk duan, por… –

Ata pushtet nuk duan, por… –

20:37 | 24/04/2026
E plaçkitin kartelet e drogës –

E plaçkitin kartelet e drogës –

19:47 | 24/04/2026

Më Të Lexuarat

  • I gjendet drogë, i dënuari përjetë transferohet nga Peqini në Burrel –
  • “Vendimi i paligjshëm”/ Tjetër goditje për Ramën, Gjykata e Lartë rrëzon shkarkimin e Gledis Nanos –
  • Nuk ekziston si nen –
  • Ata pushtet nuk duan, por… –
  • E plaçkitin kartelet e drogës –
  • Mesazhet e ministrit, të fabrikuara! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I gjendet drogë, i dënuari përjetë transferohet nga Peqini në Burrel –
  • “Vendimi i paligjshëm”/ Tjetër goditje për Ramën, Gjykata e Lartë rrëzon shkarkimin e Gledis Nanos –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com