Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK. Ndërkohë drejtuesi i këtij institucioni Arben Kraja ka publikuar një foto me tre kandidatët. Ata janë në garë për ta zëvendësuar. Kraja theksoi se SPAK do të përmbushë me korrektësi detyrimet e tij ligjore dhe me efektivitet të lartë.
“Suksese kandidatëve për Drejtues ! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë”, shkroi Kraja.
Kreu i SPAK-ut “zgjidhet nga radhët e prokurorëve të kësaj prokurorie me shumicën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për 3 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje, sipas ligjit”.
Suksese kandidatëve për Drejtues ! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë. pic.twitter.com/im66JGM4D7
— Kraja Arben (@KrajaArben1) December 16, 2022