Votuesit francezë do të zgjedhin ditën e sotme presidentin e ri.
Francezët do të zgjedhin ndërmjet kandidatit të pavarur, Emmanuel Macron apo ekstremes së djathtë, Marine Le Pen.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt më 23 prill, ku Macron arriti të sigurojë 23.75% të votave, dhe Le Pen 21.53% të votave.
Qendrat e votimit janë hapur në mbarë Francën që prej orës 8 të mëngjesit, nën mbikëqyrjen e rreptë të rreth 50 mijë forcave të sigurisë, që janë aty për t’i bërë ballë ndonjë sulmi të mundshëm ekstremist.
Projeksionet e para nga agjencitë e sondazheve, apo rezultatet zyrtare priten jo më herët sesa mbyllja e kutive të votimit, në orën 20 të mbrëmjes.