Përmes një njoftimi Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se sot do të ketë sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas ARRSH punimet do të jenë në sensin nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe qarkullimi i mjeteve do të bëhet me një korsi.
“Sot datë 27.01.2019 në orën 8:00 vijon puna për vendosjen e guardrelave tek City Park, km 8.6 në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kalimi i mjeteve në drejtim të Tiranës do të jetë përsëri me një korsi në këtë pikë të rrugës.”- bën me dije ARRSH.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ARRSH bëri me dije se përfundoi vendosja e barrierave guardrele tek Fordi, km 7.3 dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me 2 korsi në drejtim të Tiranës.
Kjo është ndërhyrja e tretë që bëhet në autostradën Tiranë -Durrës brenda pak muajve.