Ish deputeti i PD, Klevis Balliu e ka cilësuar protestën e sotme kombëtare të studentëve, si shpresë për të ardhmen.
Në një postim në Facebook, Balliu është shprehur se sot sytë e mbarë kombit do të jenë tek protesta e studentëve.
“SOT STUDENTËT NË PROTESTË
Sytë e mbarë kombit janë tek ju.
Sot duhet të tregoni fuqinë dhe energjinë tuaj.
PROTESTA: SHPRESË PËR TË ARDHMEN”, shkruan Balliu.