Sot njëjtë si dje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot njëjtë si dje

17:45 | 18/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Entela Kasi

Njeriu i sotëm po ashtu si njeriu i dikurshëm, antik, pavarësisht rangut social të gjendjes është i drejtuar kah leximi i së kaluarës dhe kohëve që jetojmë. Shtysa kah të lexuarit lidhet me përkufizimin e kuptimit të vetë njerëzimit, të mbushur me histori zhvillimesh dhe traumash në lartësimin dhe rrëzimin e shtyllave  të humanitetit.

Bota e librit, mbetet një univers i veçantë,  krejtësisht i banuar prej shkrimtarësh, titanë të mendimit dhe gjeni të destinuar për të na zbuluar të vërtetat tona tronditëse.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Për të folur për tre libra, është pak e vështirë, sepse janë më tepër, por në aktualitet këtë çështje do ta lidhja me tre vepra, të cilat besoj do të mbeten në pasurinë e botës, jo thjesht trashëgimi letrare, por burim për mendimtarë e lexues të së ardhmes.

Librat në një sistem mendimi krijojnë botën e mendimeve, ideve dhe e përkufizojnë të vërtetën e saj në një mënyrë krejt të dukshme, edhe kur ajo ka peshë të rëndë.

Franz Kafka, George Orwell dhe Hanna Ardent, të lexuar së bashku me veprat e tyre na sjellin atë çka ndodhi dhe po ndodh me njerëzimin në sistemet tolitariane, përgjatë historisë moderne, të kohëve që ende i jetojmë.

Nëse ndalojmë tek “Procesi” i Kafkës, “1984”, i Orwell-it dhe “Origjinat e totalitarizmit” të Arendt, humbja e lirisë është çështja e njeriut të kohëve moderne, i cili sundohet  i kontrolluar prej despotizmit, tiranisë, diktaturave. Në këtë sundim, roli i propagandës, terrorizimi i tij dhe izolimi, na sjellin në zhveshjen e njeriut nga liritë dhe dinjiteti, ndërsa ky i fundit është për më tepër edhe çështje shpirtërore.

Origjinat e totalitarizmit, botuar për herë të parë në vitin 1951, konsiderohet si një prej veprave më të rëndësishme të Hanna Arendt. Analiza që ajo i bën nazizmit dhe stalinizmit në gjysmën e parë të shekullit të XX, të bëjnë të ndalosh në anën më të errët të shoqërisë njerëzore të kohëve moderne, ku përmbysen vlera të njerëzimit në gjithçka që sot ne e njohim nga historia.

Arendt e fillon analizën me lindjen e antisemitizmit në Evropën qendrore dhe perëndimore. Ajo bën një ekzaminim të imperializmit kolonial dhe ndalon në luftën e parë botërore. Shpjegon, arsyeton dhe arrin në përfundimin se nazizmi dhe bolshevizmi në themel të tyre janë të lidhur me tirraninë, despotizmin, diktaturën. Ato mbeten sisteme anti-humane, terroriste dhe antisemiste. Roli i propagandës, terrorizimi në natyrën e izolimit dhe racizmi në themel i shkaktuan njerëzimit trauma dhe rrëzime, të cilat ende tronditin shoqërinë e së sotmes. E gjithë kjo që ka ndodhur jo më tepër se një shekull para, vazhdon të jetë kërcënuese dhe rrezikon shoqërinë e së sotmes të kohëve që jetojmë. Ne jemi ende të rrezikuar nga sisteme të tilla!

Nëse ne do të hyjmë në botën e letërsisë së jashtëzakonshme, kur ndalojmë tek Franz Kafka, kryevepra e tij “Procesi”, na rrisjell fatin e  individit nën totalitarizëm. Jozef K, rrëmbehet (arrestohet ) dhe dënohet për një krim të pakryer. Kafka e shkroi këtë roman shumë më herët se vendosja e regjimit totalitar në lindje dhe më herët se fillimi i Holokaustit. “Procesi” u botua në vitin 1925, pas vdekjes të Kafkës.

Gjithçka që ndodh me Jozef. K si individ është çka do të ndodhë me të gjithë të tjerët më vonë. Asgjësimi i individit prej sistemeve tiranike, nën diktaturë. Vrasja pa gjyq, ekzekutimi! Gjithçka përjetohet si absurd, por ky absurditet bëhet rendi i ri, prej të cilit njeriu humbet dhe lirinë dhe jetën në mënyrë arbitrare.

Gorge Orwell, me romanin e tij distopik “1984” arrin t’i përcjellë botës një kryevepër të letërsisë, në të cilën duket se po jeton shoqëria moderne. Titulli, i cili duket si shenjë, na drejton kah sistemet që mbartin shenjat dhe kumtet të asgjësimit të lirive dhe dinjitetit të njeriut. Kontrolli i njerëzimit, sundimi i njerëzimit prej një numri të caktuar sistemesh, është qëllimi i autoritarizmit, i despotizmit, diktaturave. “Big brother”, policia e mendimit, ministria e së vërtetës, liria gjuhësore, dhe gjithë mjetet e tjera në funksion të sistemit të kontrollit total, tërësor, e bën këtë roman të mbetet një kryevepër-shenjë. Tema e kontrollit dhe sundimit tërësor të njerëzimit mbetet çështja e vetme e shoqërisë. Kontrolli dhe sundimi totalitarian i kohëve që jetojmë e ka fillin diku nga fundi i shekullit të XVIII, kur sipari Hanna Arendt i qaset në librin e saj filozofik, “Origjinat e totalitarizmit”.

Hanna Arendt, Orwell dhe Kafka kanë realizuar analizën dhe autopsinë më të thellë që mund t’i bëhet tiranive dhe regjimeve diktatoriale në kohët tona. Të bësh këtë në letërsi dhe filozofi do të thotë të jesh jo vetëm shkrimtar i përmasave të gjenive, por intelektual i mendimeve të asaj peshe që jo të gjithë e kanë fuqinë ta përballojnë, kur vjen fjala tek artikulimi i së vërtetave tronditëse.

Etiketa: “Origjinat e totalitarizmit"1984Entela KasiFranz KafkaGeorge OrwellHanna ArdentprocesiSot njëjtë si dje

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
“Ja çfarë i mungoi Komitetit Teknik”, Eksperti: Ka mungesë strategjie në Shqipëri për Covid-19 (film)

Vaksinim i detyruar, Erion Dasho: Në Gjermani e paguajnë testin e shpejtë aq sa kushton kafja në Shqipëri (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com