Pas miratimit në Kuvend me 78 vota pro, sot pasdite në orën 17:00 kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj do të drejtohen në Presidencë për betimin për të nisur zyrtarisht punën për mandatin e dytë.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet pasdite, pasi Presidenti Ilir Meta ndodhet në Itali në një vizitë zyrtare.
Kabineti i ri qeveritar
Kryeministër Edi Rama
Zv/ kryeministre Senida Mesi
Ministër i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve Sonila Qato
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati
Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni
Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben Ahemtaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi