Është zhvilluar sot gjyqi ndaj ish Inspektores së Përgjithshme të B.Sh,Elivar Golemi, mbi të cilën rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Elivar Golemi u arrestua mbrëmjen e 5 shtatorit, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës”. Pas qëndrimit në qeli për rreth 2 muaj, u vendos që Golemi të gjykohet e lirë.
Në gjyq ka dëshmuar zëvendës guvernatorja e B. Sh, Elisabeta Gjoni, e cila ka thënë se vjedhja në thesarin e shtetit u krye si pasojë e familjarizimit të punonjësve
“Inspektori i BSH-së ka bërë raportime çdo 3 muaj. Golemi ka qenë korrekte e ka respektuar rregullat, ka qenë e gatshme në çdo mbledhje”.
Më herët në një prononcim, ish-Inspektorja ka deklaruar se është e pafajshme.