Skënder Luarasi ka punuar maketin e kishës që është ndërtuar te Liqeni në vitin 1942. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi ka publikuar sot në ditën e Shën Prokopit, një fotografi gjatë punës së Luarasit.
“Sot dita e Shën Prokopit, pajtorit mbrojtës të Tiranës, sipas popullsise ortodokse. Në foto Ing. Skënder Luarasi, duke punuar me maketin e Kishës që u ndërtua nga liqeni në vitin 1942”, shkruan Koçi.