Sot nis viti i ri shkollor. 392 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës, ku 27 mijë vogëlushë do të ulen për herë të parë.
Ministrja Nikolla ka përcjellur urimet me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor për nxënësit, fëmijët me nevoja të veçanta dhe mësuesit.
Me prioritet, tha Ministrja, do të shihen fëmijët me nevoja të veçanta dhe mësuesit që japin mësim në shkollat në zonat e thella rurale.
Ndërkohë policia në bashkëpunim me DAR ka ndërmarrë një plan masash për të shmangur tarfikun e rënduar këtë ditë.
Por jo të gjithë e kanë mundësinë të shkojnë me lukset e Fëmijëve të Pasur të Londrës.
Faqja Rich Kids of Instagram ka publikuar disa foto ku fëmijët e pasanikëve po bëhen gati të shkojnë në shkollë jo në këmbë, as me biçikletë, por me Ferrari e avionë privatë.