Sot 16-vjeçe, pamja sesi mund të jetë Bleona Mata, informacionet se shfrytëzohet për prostitucion – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot 16-vjeçe, pamja sesi mund të jetë Bleona Mata, informacionet se shfrytëzohet për prostitucion

14:40 | 20/03/2019
në Kryesore
0

Për herë të parë nga zhdukja e Bleona Matës, në moshën 6-vjeçare, realizohet identikiti, sesi duket imazhi i saj, një 16-vjeçare sot. Ekspertët ndërkombëtarë amerikanë realizojnë pamjen e Bleonës sot një adoleshente, me një foto ekskluzive të vajzës që nga zhdukja e saj më 22 maj të vitit 2010. CRCA-ja në bashkëpunim me emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV shfaq për herë të parë këtë foto, që tregon progresionin e moshës së Bleona Matës dhe ndryshimin që ka pësuar ajo gjatë rritjes, deri në moshën aktuale, që është sot.

Lidhur me realizimin e këtij identikitit u përdorën foto nga nëna, babai dhe vëllai i saj më i vogël, në përafrimin që ajo ka me familjarët e saj. Ndërkohë që dy persona dëshmuan në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv  se vajza shfrytëzohet nga një grup shqiptar për prostitucion në Itali, ndërsa u shprehën të sigurt se e kanë vajzën në dorë, madje deklaruan se ka qenë shtatzënë. Historia e Bleona Matës së zhdukur më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj bëri bujë, ndërsa familja vijon që ta kërkojë.

Bleona Mata, si mund të ketë pamjen tani

Dëshmia e parë nga Italia
U gjend gocë, por nuk duam si ta hapim për momentin. E kam gjetur dhe e kemi këtu. Goca është në Itali, është një grup që lëviz, nuk jap dot qytetin e saktë. Vajzën e kam parë me sytë e mi. Bleona është në lëvizje me një grup të madh nga Shqipëria, janë edhe politikanë të përfshirë, por ditën që do të niseni, do të niseni urgjentisht. Do të flasim, do të njihemi. Jo që do ta sjell, por e kam në dorë Bleonën. Punë dite dhe jave do të ndalohet grupi, pasi është ngritur i gjithë shteti. Në këtë moshë nuk e di sa vjeç është. Ajo është Belona, pasi ka një të djegur poshtë gushës. Grupi kuptohet se për cfarë e mban, është e torturuar, e kam parë në disa qytete në Pescara, Modena dhe Ankona.

Read more

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –

Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen katër persona dhe mes tyre një 14 vjeçar –

Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen katër persona dhe mes tyre një 14 vjeçar –

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –

Është e torturuar e shfrytëzuar. Ata që e kanë marrë marrin akoma fëmijë nga Shqipëria. I them nënës që të mos pranojë asnjë lloj telefonate, pasi janë të gjitha gënjeshtra. Unë punoj në gjykatë, do të marr pastaj nga ana e policisë. Vajza ka një të çarë në fytyrë, thuaj të ëmës që të përgatitet. Zonja që e ka parë me sytë e vet, thotë që është kështu dhe pikë dhe që 12-13 vjeçe mbetet një fëmijë shtatzënë. Ka qenë shtatzënë nuk e di nëse fëmijën e ka apo ia kanë hequr. Gocën do ta sjellë vetë në Shqipëri. Ajo duket se është 16-17 vjeçe, është mirë. Gocën tani e kemi të sigurt me një njeri që po e mban mirë, pasi është ndaluar edhe ai njeriu.

Dëshmia e dytë nga Italia
Bleonën e kam mbajtur vetë. Është 100% ajo, kam folur është shqiptare. Ka qarë, ka thënë jam shqiptare, ka treguar, të tjerët e mbanin dhe e rrihnin. Edhe vajza ime është shfrytëzuar. E kemi gjetur edhe atë që e ka rrëmbyer. E kam takuar para 4-5 vitesh. Ec se tani e kemi në dorë. Pa folur unë me nënën, goca nuk do të dalë në shesh. Do ta mbaj edhe në shtëpinë time po të jem e detyruar. Para se të vijë goca në Shqipëri, do të vijë nëna këtu vetë. Gocën e kam në dorë të sigurt në kuptimin që tani afër do e ndalojnë. Goca është kjo, vetëm përgjigjen të nënës a është kjo apo jo. Unë jam në qendër të Italisë në Ancona, ndërsa goca lëviz, e lëviznin.

Marrë nga Shqiptarja.com 

Etiketa: bleona mataimazhItaliprostitucion

Të Lidhura

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –

nga 27
15:01 | 11/04/2026
0

Katër punonjës të kompanisë “Albpetrol” në Fier janë vënë nën hetim pas dyshimeve se një tubacion i amortizuar është dëmtuar...

Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen katër persona dhe mes tyre një 14 vjeçar –

Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen katër persona dhe mes tyre një 14 vjeçar –

nga 27
14:23 | 11/04/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Gjorm, në aksin e njohur si rruga e Lumit të...

14:21 | 11/04/2026

14:01 | 11/04/2026
0

Katër punonjës të kompanisë “Albpetrol” në Fier janë vënë nën hetim pas dyshimeve se një tubacion i amortizuar është dëmtuar...

Para
Bulqizë/ Po bënin mësim, 11 nxënës përfundojnë në spital

Bulqizë/ Po bënin mësim, 11 nxënës përfundojnë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –

15:01 | 11/04/2026
Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen katër persona dhe mes tyre një 14 vjeçar –

Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen katër persona dhe mes tyre një 14 vjeçar –

14:23 | 11/04/2026
Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen katër persona dhe mes tyre një 14 vjeçar –

Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen katër persona dhe mes tyre një 14 vjeçar –

14:21 | 11/04/2026
Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –

14:01 | 11/04/2026
Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant –

Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant –

13:55 | 11/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –
  • Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen katër persona dhe mes tyre një 14 vjeçar –
  • Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen katër persona dhe mes tyre një 14 vjeçar –
  • Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –
  • Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant –
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –
  • Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen katër persona dhe mes tyre një 14 vjeçar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com