Soreca i dorëzon raportin e KE, Gramoz Ruçit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Soreca i dorëzon raportin e KE, Gramoz Ruçit

16:35 | 30/05/2019
në Shqiperi
0

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur sot ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ndërsa në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ambasadori i Bashkimit Europian i ka dorëzuar kryeparlamentarit Ruçi raportin e Komisionit Europian për vitin 2019, me rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave më Shqipërinë. Në fjalën e tij, Soreca tha se Reforma në Drejtësi dhe proceset e saj kanë qenë një ndër shtyllat kryesore që kanë çuar deri në një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave pa kushte për vendin tonë.

“Kam kënaqësinë që t’ju dorëzoj raportin, duke rikonfirmuar rekomandimin pozitiv për Këshillin Evropian që të çelen negociatat tani dhe pa kushtëzime apo pa kushte. Vendi ka bërë ecuri domethënëse dhe ne besojmë se në këtë raport njihen e vlerësohen të gjitha këto arritje. Reforma në drejtësi dhe rezultatet e saj janë arsyeja kryesore e rekomandimit pozitiv dhe pa kushte për Shqipërinë”-tha Soreca.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, duke marrë në dorëzim raportin e progresit, falënderoi ambasadorin Soreca që erdhi në Kuvendin e Shqipërisë.

“Rekomandimi që bën Komisioni Evropian është i mirëpritur nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga bindjet politike që ata kanë, pasi është një gjë shumë pozitive që në Shqipëri nuk ka euro-skeptikë. Në këtë rast, sigurisht që ky raport vjen menjëherë pasi kanë përfunduar zgjedhjet në Parlamentin Evropian, rezultati i të cilit është shumë i mirëpritur nga ne, pasi fituan forcat progresiste pro-evropiane. Urojmë dhe shpresojmë shumë që kësaj radhe Këshilli Evropian të marr një vendimmarrje. ashtu siç e ka rekomanduar Komisioni Evropian”.

Kryetari i Kuvendit Ruçi nënvizoi se reformat integruese janë ndërmarrë nga Kuvendi dhe qeveria e Shqipërisë, jo thjesht se janë rekomanduar nga Komisioni e Këshilli Evropian, por sepse u shërbejnë qytetarëve. Reforma në sistemin e drejtësisë është kryereforma jonë. Ai u shpreh se paketa ligjore e reformës ka përfunduar, se ngritja dhe plotësimi i organeve të reja të qeverisjes së sistemit është drejt përfundimit dhe pritet te realizohet brenda këtij sesioni parlamentar. Z. Ruçi u shpreh se ky proces është i pakthyeshëm dhe nuk mund të pengohet nga asnjë forcë apo rrethanë.

“Vetingu vazhdon normalisht dhe Kuvendi e Qeveria kanë krijuar të gjitha kushtet që ky proces të jetë i painfluencueshëm nga asnjë faktor politik. Lufta kundër Korrupsionit është një prioritet i Parlamentit dhe Qeverisë. Beteja kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve vazhdon. Kuvendi dhe Qeveria po përpiqen të kompensojnë kohën e humbur për realizimin e reformës zgjedhore”,- u shpreh në takim  Ruçi.

“Kuvendi ka përmirësuar dukshëm funksionimin e strukturave për procesin e integrimit evropian siç janë: Komisioni i Integrimit Evropian, Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian dhe Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, të cilët dëshiroj t’i falënderoj për përpjekjet e mëdha që kanë bërë dhe të cilat u vlerësuan edhe nga Komisioni Evropian”,- vijoi Kryetari i Kuvendit.

“Roli legjislativ i Kuvendit dhe sigurimi i përputhshmërisë së ligjeve me standardet e BE-së janë forcuar dukshëm, duke garantuar një përafrim më efektiv dhe cilësi më të mirë të legjislacionit të përafruar”,- shtoi Kryetari Ruçi, duke vijuar: “Edhe roli kontrollues i Kuvendit në çështjet e integrimit evropian është forcuar më tej. Komisioni për Integrimin Evropian dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian kanë luajtur një rol kyç për monitorimin e reformave të kërkuara dhe plotësimin e rekomandimeve në kuadër të procesit të integrimit evropian”,- u shpreh  Ruçi.

Kryetari i Kuvendit,  Ruçi shprehu vlerësimet më të larta për bashkëpunimin e shkëlqyer midis delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Kuvendit e komisioneve të tij, sidomos komisionit parlamentar të Integrimit. Kryetari i grupit parlamentar të PS,  Taulant Balla, vuri në dukje se bashkë me Kryetarin e Kuvendit do të vazhdojnë kontaktet me parlamentet e vendeve anëtare për t’u shpjeguar në detaje arritjet e Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe dhe reformat e tjera integruese të vendit.

Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrtojë këtë raport në të gjitha hollësitë dhe do të marrë të gjitha masat që reformat integruese në Shqipëri të vazhdojnë pa u ndalur.

Etiketa: ambasadorin e Bashkimit Evropian në TiranëGramoz RuciLuigi Sorecanegociataraport ke

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Përplaset për vdekje kalimtari, drejtuesi i makinës largohet nga vendngjarja

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, dy makina përplasen te Ura e Murashit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com