Një koncert që ka bërë bashkë disa nga zërat më të njohur opersitik botëror. E gjitha kjo për të festuar 50 vjetorin e karrierës së tenorit Placido Domingo.
Në këtë koncert nuk kishte si të mungonte sopranopja shqiptare Ermonela Jaho e cila e ka shprehur emocionin e mbrëmjes përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Jam shumë e lumtur dhe e nderuar të jem në festimin e 50 vjetorit të karrierës së të Madhit Maestro Placido Domingo në Los Angeles dhe të ndaj skenën me kolegët e mi të mrekullueshëm të dirizhuar nga Dirigjenti James Conlon”, ka shkruar ajo.