Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin qysh sot, rezultati i tyre do të ishte katastrofal; vetëm 5.8 përqind mbështetje për LSI. Ndërkohë që PDIU e Shpëtim Idrizit ka kaluar me kohë pragun e 6 përqind.
Në një sondazh që ka organizuar një kompani matjesh të opinionit publik, me financimin e Ilir Metës ka të dhëna shumë dëshpëruese për LSI-në. Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, rezultati i këtij sondazhi ishte katastrofal; vetëm 5.8 përqind mbështetje për LSI. Ndërkohë që PDIU e Shpëtim Idrizit kishte kaluar mbi 6 përqind. Prandaj, Ilir Meta nxori “zarin” e tij në një emision televiziv Ylli Manjanin, ministrin e Drejtësisë, i cili ka për detyrë të flasë për drejtësinë dhe jo t’ia mbysë kot. Manjani recitoi përmendësh se Shpëtim Idrizi është i PD-së, zgjedhjet u fituan nga PS-LSI. Për t’u treguar shqiptarëve që LSI ka më rëndësi se sa PDIU, pavarësisht se dy palë zgjedhje të pjesëshme, për krerët e bashkive në Dibër dhe në Kolonjë, PS i fitoi më thellë bashkë me PDIU, FRD dhe aleatët e tjerë tradicionalë dhe me LSI-në kundër që fuste shkopinj nën rrota.
Ndërkohë, duke parë rezultatin tronditës të sondazhit të organizuar nga vetë LSI që ishte në limite të mjerueshme mbështetja për Metën, sërish “zari” Manjani bëri deklaratën e tij: “Më demokratike është dalja vetëm në zgjedhje, ky është mendimi im personal.” Dhe sërish në një media tjetër, në të njejtën orë, në të njëjtin çast del një deputete periferike, Silva Cakën që të thotë se personalisht ishte për të dalë vetëm në zgjedhje LSI dhe për të matur forcat sa e ka mbështetjen reale. Më pas të diskutohet pas zgjedhjeve për koalicionin qeverisës. Janë me të vërtetë në panik, se po të dalë vetëm i mungojnë ato “presjet dhjetore” të partisë së madhe, votat e të cilës pas kësaj presjeje përkthehen në deputetë për partinë e dytë, madje dhe me 4 mijë vota. Meta kështu i dyfishoi mandatet më 2013. Prandaj, kreu i LSI po bën presion me të gjitha mënyrat, që kryetari i qeverisë dhe i PS-së, Edi Rama të lutet: “Like, aman mos dil vetëm në zgjedhje, hajde me ne!”. Rama në të vërtetë ka kohë që tallet me “stomakun” e madh politik të Metës, i cili kërkon të ketë “ushqim” pushteti sa dyfishin e peshës së trupit. Herë i thotë se bën sikur nuk do, por në të vërtetë do, herë i thotë se janë lëvizje taktike të një partie politike. Por, thellë-thellë dhe Rama është dakord që Meta të dalë vetëm. Por, veç kërkon që ta vendosë vetë Meta, që të mos thotë se më nxori Rama nga koalicioni.
Rama e takoi dje te selia e kryesisë së Kuvendit Metën. Nuk dihet se çfarë kanë biseduar. Për bashkëqeverisjen deri në fund të mandatit, për daljen vetëm të Metës apo për Presidentin, një lojë që tenton Meta të hapë. Por, nëse e merr për ndonjë “zar” brenda LSI-së, duhet ta harrojë vetë Meta jo vetëm postin e kryeministrit që nuk e merr sa të jetë Rama në mazhorancë, por dhe të kryetarit të Kuvendit, pasi është numri dy i shtetit. Dhe do të mjaftohet me numrin dy të qeverisë. Meta po bën “piruetat” e tij politike dhe është në të gjithë të drejtën e Zotit ta bëjë, pasi dhe sikur të dalë vetëm, dhe sikur të dalë me PD nuk i bën votat për të qeverisur. Përkundrazi, do ketë masivitet votash për PS dhe aleatët e saj tradicionalë bashkë me PDIU-në e ndoshta dhe FRD-në e Topit. Shpëtojnë nga “lubia” Meta.
/pamfleti.com/