Sondazhet, instrumenti për të vjedhur zgjedhjet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sondazhet, instrumenti për të vjedhur zgjedhjet

09:37 | 22/06/2017
në Opinion
0

Ka një lajm të mirë. Qysh nga dita e djeshme sosën sondazhet e opinionit publik. Tashmë na presin vetëm zgjedhjet e së djelës dhe sido që të shkojnë exit poll, ato nuk ndikojnë dot tek votuesit e lëkundur, por do të bëjnë tentativën e fundit për të manipuluar vullnetin e zgjedhësve.

Sondazhet e organizuara kësaj here ngulmuan të godasin votuesit e pavendosur, por mbi të gjitha u përpoqën të krijojnë një opinion të gabuar për situatën e vërtetë në elektoratin shqiptar. Ato ka shumë gjasa që të jenë një instrument i shkëlqyer për të futur duart në kutitë e votimit.

Duke marrë për bazë këto sondazhe, qëllimi është të ndërhyhet në kutitë e votimit ose para tyre për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Nesër pasnesër kushdo që do të ankohet për rezultatin e zgjedhjeve, fituesit mund t’ia thonë copë: “Edhe në sondazhe kështu dolët”.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Një nga sondazhet e djeshme ishte organizuar vetëm me 1200 telefonata, por përpiqej të nxirrte një përfundim kombëtar. Mos përzgjedhja e kampion-grupit në bazë të kritereve shkencore të Institutit të Statistikës ose organizatave të tilla të ngjashme e rrit shumë marzhin e gabimit.

Porosia e bërë drejtpërdrejtë në call center, e kthen sondazhin qysh në fillesë të gabuar. Përdorimi i telefonatave (vetëm celularë) e çon gabimin jo në +/- 2.5%, por deri në kufinjtë e 40%. Për ta bërë këtë analizë nuk duhet shkencë, por një kërkim i thjeshtë në google për metodologjinë e sondazheve.

Më pas ka të tjera llogari të bëra gabim që janë aritmetikë, jo statistikë. Fjala vjen një sondazh dje e nxirrte një parti me 5 për qind në kryeqytet, por i jepte vetëm një mandat. Me votat e Tiranës 5 për qind është pak më shumë se dy mandate. Partia në fjalë tubimin më të madh e ka me 82 vetë dhe gjithë fushatën e ka përqendruar në takime rastësore nëpër shitoret e Tiranës duke i pyetur sa është kilja e specit. Megjithatë kjo nuk ka rëndësi në këtë rast.

Ka një dëshirë për të paracaktuar rezultatin e zgjedhjeve para 25 qershorit, mundësisht koalicionin e ardhshëm. Historia e sondazheve shërben pikërisht për të krijuar këtë opinion dhe këtë ndjesi, por në fakt është një kambanë e fuqishme alarmi se ka forca të errëta që duan të manipulojnë zgjedhjet.

Kontestimi i këtyre matjeve të opinionit nuk duhet bërë vetëm për mungesën e theksuar të etikës parazgjedhore, por mbi të gjitha për rrezikshmërinë e madhe që i shfaqet demokracisë të djelën e zgjedhjeve.

Sondazhet janë alibia e vjedhjes së zgjedhjeve.

Etiketa: alibiaCall Centerexit pollinstrumentimarzhi i gabimitmetodologjiasondazhetSondazhet instrumenti për të vjedhur zgjedhjetvjedhja e zgjedhjevevotuesit e lëkundur

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Vlorë, një automjet shpërthen me eksploziv

Vlorë, një automjet shpërthen me eksploziv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

08:52 | 25/12/2025
Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

08:34 | 25/12/2025
Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

08:26 | 25/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:06 | 25/12/2025
Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –

Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –

07:46 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –
  • Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –
  • Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 Dhjetor 2025 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com