Ai është parë në ambientet e Vizion Plus. Burime për Gazetën Shqiptare kanë thënë se drejtuesi i emisionit Top Story, ka takuar drejtuesit e televizionit Vizion Plus. Po të njëjtat burime kanë thënë se bisedimet mes dy palëve janë ende në vazhdim.
Konkretisht nuk dihet se cili do të jetë roli i gazetarit të njohur në ekranin e Vizion plus. Gazeta Shqiptare kontaktoi drejtpërdrejt me gazetarin dhe ai na tha se nuk kishte asnjë koment.
Prej më shumë se një muaj Sokol Balla është liruar nga funksionet e tij drejtuese në Top Channel, duke u fokusuar vetëm tek emisioni Top Story.
http://www.gsh.al/2017/12/19/ekskluzive-sokol-balla-largohet-nga-top-channel-flet-gazetari/