Para pesë vjetësh pasi publikoi Spectacles, Snap ka zbarkuar në treg me një produkt të dytë dhe këtë herë pajisja e re fluturon pasi ka krijuar një dron.
I quajtur Pixy, pajisja e vogël e verdhë ngrihet nga dora e juaj, ju ndjek përreth dhe kap video të cilat mund të dërgohen në Snapchat.
Kjo është përpjekja e aplikacionit Snap për të krijuar një dron më miqësor dhe më praktik se produktet e tjera në treg.
Pixy është në dispozicion në internet për 230 dollarë në SHBA dhe Francë duke filluar nga e enjtja. Ndryshe nga shumica e dronëve ekzistues, është mjaft i vogël dhe i lehtë për t’u futur në xhepin e pantallonave.