Policia arreston 7 inspektorë tatimesh dhe një biznesmen
Operacioni “Smile 4” ka zbuluar një skemë vjedhjeje me tregtinë e karburanteve në Tiranë. Nëpërmjet mbajtjes në punë të një pike tregtimi 7 inspektorë tatimesh dhe një administrator i 2 kompanive që operonin në tregtimin e karburanteve, duke mos paguar taksa kanë përvetësuar më së paku 1 milion dollarë. Dje në mbrëmje policia ka vënë në pranga inpektorët e mëposhtëm të tatimeve: Platon Solis, Ajaz Shehu, Dhimiter Veshi, Arjan Daja, Saimir Kaziu, Bajram Frangu dhe Gentian Subashi si edhe sipërmarrësin Iliaz Fisheku, administrator i subjekteve “M.Petrol” dhe “P. Impex”.
Sipas informacioneve nga prokuroria ky aktivitet jashtë taksave vijonte që prej 4 vitesh.