Një tjetër sportist shqiptar largohet nga Olimpiada e Tokios, kësaj rradhe bëhet fjalë për Izmir Smajlajn i cili nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati.
Atleti u rendit në vendin e 9 në Baterinë A dhe i 17 në renditjen e përgjithshme.
Shkodrani kërceu 7,81 në provën e tij të parë, në provën e dytë 7,86, ndërsa në provën e tretë dhe të fundit bëri faull.