Kjo ngjarje e rrallë ka ndodhur në Sllovaki, ku lojtari Lubomir Vajecka u ul në gjunjë dhe me një unazë në dorë i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, që ishte edhe një nga arbitret anësore të ndeshjes. Gjithçka ndodhi në sy të publikut, që kishte mbërritur për të ndjekur takimin Ninza – Tartan, por që e shoqëroi ngjarjen me duartrokitje entuziaste. Ndërkohë që propozimi i futbollistit nuk u refuzua, madje në të kundërt mori një “PO’ të fortë nga arbitrja.