• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

11:26 | 14/01/2023
në Opinion
0

Lexo edhe

Kiko bëhet avokat i McGonigal

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik të projektuar në të ardhmen ku totalitarizmi arrin në nivelin më absolut të kontrolli të shoqërisë. Përveç infrastrukturës së tmerrshme të terrorit dhe shërbimeve sekrete, kontrolli i shoqërisë bëhet i mundur edhe nga vetë televizori. Ai shërbente, jo vetëm si ekran që përcjell 24 orë propagandën e regjimit, por edhe si instrument për survejimin e shikuesve, duke qenë se çdo ekran ishte i pajisur me telekamera që regjistronte vetë banorët nëpër shtëpitë e tyre në çdo orar. Pra përveç se shihet, televizori edhe të shesh. Ai është gjithashtu një mjet kontrolli.

Në të njëjtën mënyrë “Vëllai i Madh, jo vetëm e monitoron sjelljen e lojtarëve brenda shtëpisë, por ai edhe e kontrollon dhe imponon atë në bazë të një skenari në funksion të spektaklit. Nga ana tjetër, si çdo produkt i medias së komercializuar, Big Brother-i influencon në banalizimin dhe degradimin kulturor të shoqërisë, duke ofruar modele vulgarë, amoralë dhe vanitozë në shoqëri. Ai përmbush pikërisht të këqijat që trajton Orwell-i, në një formë të banalizuar e spektakolarizuar.

Megjithatë, Big Brother-i si produkt mediatik i përgjigjet më shumë një tjetër distopie, të krijuar pothuaj në të njëjtën kohë me 1984-ën: atë të Aldus Huxley-t. Romani i tij “Brave new world” trajton të ardhmen e shoqërive moderne liberale drejt një totalitarizmi krejt të kundërt me atë të Orwell-it. Shteti i së ardhmes tek Huxley nuk mbështetet mbi terrorin, por mbi kënaqësinë, drogërat, seksin, filmat, televizionin… argëtimin në tërësi. Forma më efikase e totalitarizmit, sipas tij, është ajo ku skllevërit e dashurojnë dhe e kërkojnë vetë skllavërinë. Kjo bëhet e mundur, nërpërmjet një armate të madhe njerëzish që prodhojnë dhe përhapin propagandën: drejtorë, menaxherë, propagandues, punonjës mediash, mësues shkollash etj.

Të gjitha këto, thotë Huxley, do të bëjnë të mundur që turmat të ëndërrojnë me sytë hapur, në mënyrë që të arrihet nënshtrimi i individit në emër të fatit: “Ndërsa liria politike dhe ekonomike zvogëlohet, liria seksuale, ka gjasë të ketë prirje të rritet, – thotë ai, – dhe diktatorët do të inkurajojnë këtë lloj lirie”.

Big Brother-i duket një mishërim i përpiktë i kësaj profecie. Ai i bën turmat e njerëzve të ngulen para televizorit për tu ushqyer me lugën bosh të spektaklit, i cili ofron prangat e dëshiruara të një shoqërie që rron me lumturinë imagjinare dhe botën virtuale që vjen përmes ekranit. Kjo është një formë skllavërimi që bën të mundur dehumanizimin e vullnetshëm të individit dhe zhveshjen e tij nga natyra njerëzore si dhe nga tiparet dhe ndjesitë më të qenësishme të tij.

Banaliteti, vaniteti, melodramaticiteti vulgar që shoqëron produkte të tilla, të mbështetura mirë financiarisht, teknikisht dhe profesionalisht ndikon, jo vetëm në keqedukimin e brezit të ri dhe shoqërisë në tërësi, por edhe në prodhimin e një kulture të zbrazët nga vlerat dhe kuptimsia, çfarë e bën individin lehtësisht të nënshtrueshëm ndaj çdo pushteti. Totalitarizmi i ri, thotë Huxley, nuk ka përse të ngjasojë me të vjetrin. “Një qeveri shkopinjsh gome dhe togash pushkatimi, urie të detyrueshme, burgimesh dhe dëbimesh masive, nuk është thjesht jonjerëzore, është në mënyrë demonstrative e paefektshme – dhe në kohët e teknologjisë së avancuar, joefikasiteti është mëkat ndaj Shpirtit të Shenjtë”.

Produktet e kulturës së konsumit janë instrumente efikase për të ëmbëltuar skllavërinë moderne në mënyrë që ta bëjë atë të dashur për viktimat. Me apo pa vetëdije, Big Brother është një kontribues i kësaj forme totalitarizmi, arratisja prej të cilit është e pa mundur për shkak të gjymtimit psiko-kulturor që ai sjell tek individi. Banorët e asaj që konsiderohet si “shtëpia më e famshme në Shqipëri” janë njëkohësisht heronjtë dhe viktimat e tij.

Të Lidhura

16 “të pathënat” e Ditës së Pavarësisë –

Kiko bëhet avokat i McGonigal

nga 27
15:55 | 29/01/2023
0

Nga Lutfi Dervishi – I tronditur nga zhurma e madhe në SHBA dhe ahengu i papritur në Shqipëri, Kiko vendosi...

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

nga 27
08:28 | 13/01/2023
0

Nga Artan Fuga– Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë çmimi karburantit është ngritur 10...

Para
Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

lajmi fundit

Vdekja e 30-vjeçares, reagon materniteti Koço Gliozheni –

13:21 | 01/02/2023
‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –

‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –

13:15 | 01/02/2023
Olta Gixhari shpërthen në lot, ja çfarë i ndodhi aktores –

Olta Gixhari shpërthen në lot, ja çfarë i ndodhi aktores –

13:13 | 01/02/2023
Për arsye sigurie edhe Gjermania mbyll konsullatën në Stamboll –

Për arsye sigurie edhe Gjermania mbyll konsullatën në Stamboll –

13:11 | 01/02/2023
Qeveria në delir, ka shumë arsye për të protestuar –

Qeveria në delir, ka shumë arsye për të protestuar –

13:03 | 01/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Vdekja e 30-vjeçares, reagon materniteti Koço Gliozheni –
  • ‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –
  • Olta Gixhari shpërthen në lot, ja çfarë i ndodhi aktores –
  • Për arsye sigurie edhe Gjermania mbyll konsullatën në Stamboll –
  • Qeveria në delir, ka shumë arsye për të protestuar –
  • Pas kërcënimeve të Oltës për Efin, Mikela bën deklaratën e fortë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vdekja e 30-vjeçares, reagon materniteti Koço Gliozheni –
  • ‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com