Skenarët/ Çfarë pritet të ndodhë sonte në Bundestagun gjerman, tre qëndrime të ndryshme për negociatat ndaj Shqipërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skenarët/ Çfarë pritet të ndodhë sonte në Bundestagun gjerman, tre qëndrime të ndryshme për negociatat ndaj Shqipërisë

20:07 | 26/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Tre qëndrime të ndryshme nga tre grupe parlamentare janë paraqitur të enjten në Bundestag mbi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Kryesori ai për hapje me 9 kushte i mbështetur nga dy partitë që kanë shumicën në parlamentin gjerman, një i dytë është për mos hapje të negociatave dhe një i tretë për hapje të tyre pa kushte shtesë.

Qëndrimi për Shqipërinë është mjaft i ndryshëm nga ai për Maqedoninë e Veriut për të cilën ka vetëm një rekomandim për qeverinë federale që të miratojë hapjen e negociatave të vendit me BE. Votimi në Bundestag i tre porpozimeve pritet të bëhet të enjten rreth orës 19.30.

Hapja e negociatave mes Shqipërisë dhe BE është shtyrë dy herë prej disa qeverive të vendeve anëtare përtej rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian që në vitin 2018. Rekomandimi i fundit pozitiv u dha në maj të këtij viti, por miratimi ose jo i tij u shty sërish.

Po-ja me kushte e Gjermanisë është e rëndësishme, por për hapje të negociatave duhet ndryshimi i qëndrimit të Hollandës parlamenti i të cilës në pranverë votoi kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Francës qeveria e të cilës nuk është në favor të zgjerimit të BE.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Kalimi i mundshëm në Bundestag i qëndrimit për hapjen e negociatave me kushtet e bëra publike, është lexuar si sukses nga qeveria, ndërsa opozita e akuzon atë për dështim. PD shpërndau një video që ironizon një deklaratë të Ramës një vit më parë në të cilën pretendohej se ishte marrë datë për hapjen e negociatave.

Ndërkohë kryeministri nga ana e tij reagoi duke i konsideruar kushtet si normale apo “pjesë e një rruge ku duhet të përmbushim jo 2, as 9 por qindra në mos mijëra kushte në çdo sektor”

Propozimi i shumicës së Bundestag

Propozimi kryesorë i dy grupeve që përbëjnë koalicionin qeverisës, CDU-CSU (Kristian Demokratët) dhe SPD (Social Demokratët) dhe që pritet të miratohet përmban një listë me kushte për tu përmbushur nga Shqipëria që duhet të kontrollohen nga qeveria gjermane. Dy prej kushteve duhet të përmbushen përpara konferencës së parë mes qeverisë shqiptare dhe BE në pranverë të vitit 2020 dhe një listë e dytë kushtesh duhen plotësuar para hapjes së dy kapitujve të parë të negociatave.

I vetmi ndryshim nga qëndrimet e mëparshme në listën e gjatë të kushteve që përfshin ndër të tjera edhe reformën zgjedhore dhe hetimi e ndëshkimi i personave të akuzuar për blerje të votës që kryesisht janë zyrtarë të lartë të shumicës përfshi ish-ministra dhe ish-kryebashkiakë, është se plotësimi i kushteve do të kontrollohet nga qeveria gjermane dhe Bundestagu nuk do të thirret sërish për të votuar hapjen apo jo të negociatave.

Dokumenti i publikuar në faqen zyrtare të Bundestag ngarkon qeverinë gjermane që të japë miratimin për hapjen e negociatave në tetor vetëm nëse bihet dakord që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet pasi Shqipëria të ketë ngritur Gjykatën Kushtetuese e Gjykatën e Lartë dhe të ketë miratuar reformën zgjedhore me pëlqim e palëve politike. Kushtet e tjera duhet të përmbushen para konferencës së dytë dhe para hapjes së kapitujve të parë të negocimit.

Aty përfshihen: “zbatimi i reformës zgjedhore, hetimi dhe gjykimi i personave të akuzuar për blerje të votës, hetimi dhe gjykimi i gjykatësve që përjashtohen nga vetingu, ngritja e SPAK, hapa të dukshëm në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, përmirësime të dukshme të administratës civile dhe qartësim të ligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit lokale”.

Dy grupet kryesore parlamentare ngarkojnë qeverinë gjermane që të mbajë në mbikqyrje zbatimin e këtyre kushteve. Shumica e Budestag këmbëngul po ashtu që vendi të jetë në mbikqyrje të vazhdueshme.

Në një nga pikat e rezolutës që pritet të votohet bëhet e qartë se negociatat me Shqipërinë duhet të ndalojnë nëse vendi ngadalëson zbatimin e reformave të ndërmarra. “Në rast dyshimi se Shqipëria, po ngadalëson, ndalon apo bën hapa pas, në plotësimin e kushteve pas hapjes së negocicatave për anëtarsim, negociatat do të ndalojnë”, thuhet në një pjesë të dokumentit.

Aty këkohet që Komisioni Europian të mbikqyrë në vijim përmbushjen e kushteve dhe të vendosë për hapje të kapitujve vetëm pas përmbushjes së tyre. Po ashtu kërkohet që Komisioni dhe Zyra për Punët me Jashtë e BE të raportojë në mënyrë të rregullt për ecurinë e reformave, kryesisht për të bërë të sigurtë vijimin.

Dokumenti i mëshon detyrimit të Shqipërisë për të çuar deri në fund reformën në drejtësi dhe ngritjen e strukturave të reja të drejtësisë. Bundestag po ashtu bën të qartë që veç kontrollit prej Komisionit Europian edhe qeveria gjermane duhet të mbikqyrë përmbushjen e këtyre kushteve.

Ndër të tjera shumica shprehet se rezervon të drejtën për të tërhequr pas këtë mbështetje apo të bllokojë hapje të kapitujve të negociatave nëse Shqipëria nuk po ecën drejt, nuk po respekton apo nuk ka përmbushur e bërë përparime kritere si “institucione demokratike funksionale, reformimin e administratës civile, zhvillimit ekonomik dhe konkurencës, marrëdhënieve të mira me fqinjët, lirinë e shtypit dhe medias, liritë e minoriteteve dhe një shoqëri civile të lirë”.

Propozimet e tjera

Ndërkohë partia e katërt më madhe në Bundestag FDP, liberalët e qendrës së djathtë, kërkojnë që të votohet kundër hapjes së negociatave, duke i konsideruar reformat të papërmbushura.

Propozimi i tyre me gjasë do të ketë edhe mbështetjen e AFD (Alternativa për Gjermaninë), që shpesh konsiderohet si ekstrem i djathtë dhe që kryesisht kundërshton zgjerimin e Bashkimit Europian. Të Majtët një parti e ekstremit tjetër po ashtu mund t’i bashkohen këtij qëndrimi dhe nuk është i qartë pozicionimi i tyre në raport me Shqipërinë.

Në propozimin e FDP thuhet se përtej progresit Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet. “Procesi i anëtarësimit është sigurisht një motorr për reformat dhe stabilitetin, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin. Megjithatë përtej përparimeve, vendimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit është në këtë moment i papjekur”, thuhet në porpozimin e FDP-së.

Në krahun tjetër Aleanca 90/Të Gjelbrit, që janë grupi më i vogël parlamentar, por forca e dytë politike në Gjermani sipas zgjedhjeve të fundit Europiane, nuk kanë një propozim të tyrin, por kanë kërkuar një ndryshim në propozimin e dy grupeve të shumicës.

Përndryshe FPD dhe në ndryshim me CDU-CSU dhe SPD ata propozojnë që hapja e negociatave për Shqipërinë të bëhet pa kushtet të tjera veç atyre të përcaktuara nga Komisioni Europian në rekomandimet e vitit 2018.

Aleanca 90/Të Gjelbrit propozojnë që negociatat të hapen në tetor dhe që mbledhja e parë ndërqeveritare të zhvillohet brenda vitit 2019. Ata kërkojnë pak a shumë që hapje e dy kapitujve të parë të bëhet vetëm pasi Komisioni Europian të ketë vërejtur përmbushjen e kushteve të vendosura nga Këshilli i BE në qershor 2018, që përfshijnë kryesisht vijimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e strukturave antikorrupsion.

Amendamenti arsyeton se kushtet e vendosura në propozimin e shumicës parlamentare “shkojnë përtej atyre të vendosura nga Bashkimi Europian dhe të dakordësuara nga vendet anëtare”. Ata shprehen se procesi i anëtarësimit duhet të jetë i besueshëm dhe njëkohësisht reciprok dhe kërkojnë që miratimi i hapjes së negociatave të bëhet vetëm mbi bazë të kushteve të dakordësuar në qershor të vitit 2018./BIRN

Etiketa: Angela merkelbundestagu gjermanCDU/CSUhapja e negociatave

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –

nga 27
07:43 | 19/12/2025
0

Dashi Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu...

Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

nga 27
07:28 | 19/12/2025
0

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe...

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

nga 27
23:07 | 18/12/2025
0

Disa persona “janë shoqëruar për intervistim” pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

nga 27
22:53 | 18/12/2025
0

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Para
Vijon paniku në Turqi, brenda 6 orësh regjistrohen 22 lëkundje të reja tërmeti

Vijon paniku në Turqi, brenda 6 orësh regjistrohen 22 lëkundje të reja tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –

07:43 | 19/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

07:28 | 19/12/2025
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

23:07 | 18/12/2025
Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

22:53 | 18/12/2025
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

22:41 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025
  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –
  • Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –
  • “Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com