Qyetarët protestojnë në Peshkopi kundër HEC-eve
Banorët e të dy Dibrave janë bërë së bashku në Peshkopi në një protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Drin. Ata e kanë konsideruar si një tallje të qeverisë ndërtimin e du hidrocentraleve në Katund të Ri dhe në Skavicë. Në protestë ka patur shumë qytetarë nga Dibra e Madhe. Nuk është hera e parë që banorët e kësaj zone protestojnë kundër ndërtimit të këtyre veprave, në një kohë që prej më shumë se 20 vitesh u premtohet nga qevritë ndërtimi i Rrugës së Arbërit.