Skandaloze/ Adoleshentja tregon sesi tentuan të abuzojnë në shkollë, drejtoresha: Hakmarrje… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandaloze/ Adoleshentja tregon sesi tentuan të abuzojnë në shkollë, drejtoresha: Hakmarrje…

18:04 | 23/04/2022
në Shqiperi
0

Një 15-vjeçare ka denoncuar rastin në Policinë e Vorës se një i panjohur ka tentuar të abuzojë me të brenda në shkollë. Nxënësja e një shkolle të mesme në këtë zonë u paraqit me prindërit në ambientet e policisë duke kryer kallëzimin në fjalë, teksa sipas policisë bëhet me dije se deri më tani është konstatuar se nuk ka kamera sigurie dhe as roje në këtë shkollë. Vajza e mitur ka treguar se si çdo ditë sipas policisë shkon nën shoqërinë e shoqeve dhe se ajo nuk qëndron asnjëherë e pashoqëruar.

Ditën që ajo denoncon se dikush tentoi ta përdhunojë në korridoret e shkollës, vajza kujton se ka qenë në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Po ngjisja shkallët e vetme dhe teksa po ngjisja shkallët në katin e dytë kam ndjerë një person nga prapa që më kapi nga dora e majtë dhe më pas më bllokoi gojën që mos të bërtisja. Ky person më tërhoqi aty te shkallët në një klasë që është përshtatur si magazinë”.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Në një moment më tërhoqi nga vetja dhe më tha ‘a më..’ dhe ka nxjerrë nga xhepi një prezervativ të hapur. Bërtita dhe e qëllova dhe aty atij personit të panjohur që është moshë e re i ra prezervativi nga dora”, vijon në denoncim e mitura.

Nga ana tjetër, bëhet me dije se ky person sipas nxënëses ishte rreth moshës 17 vjeç dhe në kokë mbante kapuçin e trikos, kishte flokë të shkurtra dhe si shenjë dalluese kishte një të gërvishtur mbi vetullën e djathtë.

“Vrapova dhe ika për të takuar drejtoreshën, e gjeta te salla e kompjuterëve dhe i tregova çfarë më kishte ngjarë”.

Ndërkohë, drejtoresha e ka pyetur për ngjarjen dhe ka kërkuar që nxënësja ta çojë poshtë shkallëve.

“Zbritëm dhe aty ishte dhe një dru, drejtoresha i pyeti ca djem të vegjël mos kishin parë një djalë më të rritur, me kostum tutash të zi dhe ata i thanë që sapo kishte ikur me biçikletë. Të gjithë e morën me shaka, përfshi edhe drejtoreshën”.

Vajza tregon se i kërkoi drejtoreshës të njoftojë mamanë e saj, por ajo nuk e kreu këtë veprim. Rrugën e kthimit fëmija e ka bërë me shoqet dhe të njëjtën problem ajo ua ka treguar edhe bashkëmoshatareve që kanë reaguar duke e quajtur të pabesueshme.

Fëmija i thotë policisë se nuk ndjeu asnjë mbështetje nga mësueset dhe drejtoresha.

Nga ana tjetër, Policia tregon se ka shkuar menjëherë në vendin që përshkruhet nga e mitura dhe ashtu siç ajo ka rrëfyer, aty është një derë prej druri.

“Ajo është e përshtatur si magazinë, ka tavolina, karrige, sobë druri”.

Por e para që u pyet nga policia është drejtoresha tha një burim policor, e cila këmbëngul se sendet ishin të palëvizura dhe se e vlerësoi në kohën e duhur ankesën e vajzës.

“Nuk pashë asnjë person aty brenda, e hapa derën menjëherë,”- thotë drejtoresha me iniciale A.D që sipas policisë dyshohet për moskallëzim krimi.

Së fundmi, gruaja këmbëngul se ngjarja mund të jetë e sajuar nga vajza për t’u hakmarrë ndaj saj, duke qenë se e ëma ka qenë kunata e drejtoreshës. Policia po vijon marrjen në pyetje të nxënësve dhe të personave të tjerë në zonë për të sqaruar se çfarë ndodhi realisht brenda ambienteve të shkollës.

Etiketa: adoleshentjaakuzimPoliciaskandalozevajz a e vogelVorë

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Në prag martese, Jennifer Lopez i vë një kusht Affleck: Katër herë në javë…

Në prag martese, Jennifer Lopez i vë një kusht Affleck: Katër herë në javë...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

23:17 | 31/01/2026
La gjurmë të paharrueshme… –

La gjurmë të paharrueshme… –

22:43 | 31/01/2026
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –

22:29 | 31/01/2026
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –

21:29 | 31/01/2026
Debutim i ‘çmendur Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –

21:27 | 31/01/2026

Më Të Lexuarat

  • “Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –
  • La gjurmë të paharrueshme… –
  • Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –
  • E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –
  • Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –
  • Debutim i ‘çmendur Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –
  • La gjurmë të paharrueshme… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com