Prokuroria urdhëron kontrollin shëndetësor të të gjithë fëmijëve
Nga rezultatet e para të hetimit të skandalit të Jetimores së Shkodrës ka rezultuar se fëmijët kanë hematoma apo shenja djegie në trup. Pas këtij konstatimi Prokuroria e Shkodrës ka vendosur që të gjithë fëmijët e strehuar në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve të moshës 6-18 vjeç në Shkodër do t’i nënshtrohen kontrollit shëndetësor. Në këtë qendër aktualisht jetojnë 35 fëmijë.