Skandali/ Plazhi në Dhërmi u përfitua nga ‘kunata’ e ministres Xhaçka, zbulohet afera kriminale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ Plazhi në Dhërmi u përfitua nga ‘kunata’ e ministres Xhaçka, zbulohet afera kriminale

12:55 | 09/03/2022
në Kryesore
0

Më 2 mars, Këshilli i Ministrave shpalli vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Dhërmi për një periudhë 30-vjeçare në favor të kompanisë ‘AGTCC Hotel Management’, pasi kjo e fundit mori statusin e investitorit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama.

Sipas të dhënave të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania ‘AGTCC Hotel Management’ është në pronësi të Tawni Lin Grzych-Sutton, një 31-vjeçare e lindur në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara dhe banore e rezidencës “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Sutton është gjithashtu partnerja prej shumë vitesh e Andi Xhaçkës – vëllai i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, një fakt që për ekspertët ngre shqetësime për konflikte të mundshme interesi dhe nepotizëm.

Read more

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

Rasti në fjalë është sipas Zef Preçit, drejtues i Qendrës për Kërkime Ekonomike, tregues se ligji i investimeve strategjike është kthyer në instrument për personat e lidhur me pushtetin.

“Madje qoftë edhe një konflikt në dukje i interesit formon detyrimin për deklarim për subjektin përkatës vendimmarrës, gjë që nuk dihet nëse është bërë apo jo,” tha Preçi për BIRN.

Kompania e Sutton e fitoi të drejtën e përdorimit të tokës në bregdet nëpërmjet një marrëveshje me kompaninë  AG.TCC Sh.p.k – në pronësi 100% të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres Xhaçka.

Kompania e Gaçit ka marrë statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit të tij.

Gaçi i tha BIRN më 3 mars se për të shmangur konfliktin e interesit, ‘kishte gjetur një kompani amerikane me përvojë për të menaxhuar investimin dhe plazhin’, por të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se kërkimet e tij janë kufizuar brenda familjes.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshorti i saj, Artan Gaçi dhe drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë Këshillit të Ministrave, Endri Fuga nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. BIRN u përpoq gjithashtu të kontaktonte me Tawni Sutton dhe Andi Xhaçkën, por asnjëri prej tyre nuk qe i arritshëm për koment.

Investimi strategjik

Skema e lidhjes së kompanive me investimin strategjik Dreamades Luxury Suites

Ligji për investimet strategjike, i miratuar në vitin 2015 dhe i shtyrë dy herë nga Parlamenti i njeh statusin ‘investitor strategjik’ në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë.

Projekti “Dreamades Luxury Suites’ i kompanisë AG. TCC të Artan Gaçit e ka përfituar statusin e investitorit strategjik më 29 mars 2021, sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, KIS që BIRN e disponon.

Kompania ‘AGTTC Hotel Management’ në pronësi të Sutton është regjistruar në QKB me 25 qershor 2021. Veprimet e regjistrimit janë bërë me prokurorë nga juristja Iris Erebara, e cila është gjithashtu juriste e kompanisë  ‘AG.TTC’ Sh.p.k në pronësi të Artan Gaçit.

Pas regjistrimit në QKB, dy kompanitë kanë nënshkruar një marrëveshje për operimin e strukturave turistike në projektin “Dreamades Luxury Suites”, ku përfshihet dhe operimi i stacioneve të plazhit përballë hotelit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes,  ‘AG.TTC’ Sh.p.k i ka kërkuar Komitetit të Investimeve Strategjike reflektimin e saj në vendimin e shpalljes së investimit strategjik.

Më 15 korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga kryeministri Edi Rama e miratoi kërkesën dhe i njohu kompanisë së sapokrijuar nga Sutton masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonën përkatëse të plazhit përballë kompleksit për një afat 30-vjeçar.

Në dy vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike përcaktohen edhe lehtësi të tjera për dy kompanitë në pronësi të familjarëve të afërt të ministres Xhaçka, të tilla si asistencë dhe procedurë e përshpejtuar për çdo akt administrativ, funksionimin e shërbimeve mbështetëse të furnizimit me ujë, lidhjen në rrjetin elektrik, kanalizimet e ujërave dhe infrastrukturë rrugore për objektin.

Neni 70, pika 3 e Kushtetutës i ndalon deputetët që të kryejnë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre. Për shkelje të paragrafit 3, çështja mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë.

Drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Sokol Nano nuk i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë pyetjes së BIRN nëse përfitimi i tokës publike nga të afërmit e ministres Xhaçka përbënte shqetësim për konflikt interesi.

“I gjithë procesi është legal. AIDA ka bërë verifikimin e të gjithë dokumenteve për dhënien e statusit,” tha Nano.

Nga studente në investitore

Heather Sutton i uron ditëlindjen ‘dhëndrit’ Andi Xhaçka

Ligji për investimet strategjike ka për qëllim thithjen e kapitalit të huaj ose ‘zgjimin’ e kapital vendas, për të përthithur investime në sektorë të rëndësishëm ekonomikë, duke krijuar vende të reja pune dhe zhvillim rajonal, nëpërmjet ofrimit të teknologjive të reja për rritjen e konkurrencës dhe efektivitetit të investimit, duke siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe të konsumatorit.

Ky ligj është shfrytëzuar kryesisht nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në fushën e turizmit, për të konsoliduar pronat e kontestuara për korrupsion dhe falsifikime, mbi të cilat janë ngritur resorte me vila në bregdenin e Jonit.

Ish-deputeti socialist Artan Gaçi njihet si investitor në fushën e ndërtimit dhe gastronomisë në Tiranë. Të dhënat e siguruara nga BIRN nuk tregojnë angazhime të mëparshme biznesi të Tawni Sutton, me përjashtim të ndjekjes prej saj të studimeve për Biznes në Universitetin e New Yorkut në Tiranë.

Edhe pse llogaritë e Sutton dhe Andi Xhaçkës në rrjetet sociale rezultojnë të mbyllura ose të fshira, gjurmë të marrëdhënies së tyre disa vjeçare – e cila duket se ka filluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdojnë të ekzistojnë në internet në postimet e njerëzve të afërt.

Në vitin 2019, në faqen në internet të kompanisë amerikane të veshjeve dhe orendive shtëpiake ‘Antropologie’, ekziston një postim në emër të Tawni Sutton, e regjistruar për të marrë dhurata për ‘festën e nuses së zonjës së ardhshme Xhaçka’.

Nëna e saj, Heather Sutton ka postuar gjithashtu në Instagram një foto me Andi Xhaçkën, ku pasi i uron ditëlindjen, shkruan se ishte “krenare që e kishte dhëndër”.

Në faqen e saj në Facebook, Heather Sutton mban gjithashtu foto të çiftit të vendosura në kornizë në shtëpinë e saj si dhe foto me të bijën dhe Xhaçkën pranë një peme krishtlindjesh.

BIRN siguroi gjithashtu dy numra telefoni nga një person që e njihte Znj. Sutton, por rezultoi se njëri prej tyre është i regjistruar në emrin e Andi Xhaçkës dhe është lënë si kontakt i biznesit të tij në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKB.

Persona që e njihnin çiftin i konfirmuan për BIRN në kushtet e anonimatit se çifti jetonte bashkë prej shumë vitesh, fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në Tiranë.

/REPORTTV

Etiketa: "kunata’ e ministres Xhaçkaafera kriminalePlazhi në Dhërmi

Të Lidhura

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

nga 27
15:32 | 16/05/2026
0

Autoritetet amerikane po hetojnë një seri sulmesh kibernetike ndaj sistemeve që monitorojnë rezervat e karburantit në pika të ndryshme furnizimi...

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

nga 27
15:04 | 16/05/2026
0

Nga dita e sotme, e shtunë 16 maj, të gjitha monopatinat elektrikë që qarkullojnë në rrugët e Italisë do të...

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

nga 27
13:40 | 16/05/2026
0

David Beckham ka hyrë zyrtarisht në histori si sportisti i parë britanik që arrin statusin e miliarderit, sipas listës më...

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

nga 27
13:34 | 16/05/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se qendrat për emigrantët në vende të treta, sipas modelit që Italia ka ngritur në...

Para
Lufta/ Rama tregon skenarin më të keq ekonomik

E “masakruan” me komente për çmimet, Rama: E kuptoj stresin e madh por...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

15:32 | 16/05/2026
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

15:04 | 16/05/2026
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

13:40 | 16/05/2026
“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

13:34 | 16/05/2026
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

13:28 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –
  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –
  • Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –
  • Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com