• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali i “Panama Papers” dhe çfarë janë firmat fiktive

13:07 | 05/04/2016
në Bota
0

Super të pasur, të plotfuqishëm të kësaj bote, njerëz të njohur, mbretër edhe kriminelë kanë themeluar firma fiktive përmes zyrës së financave, Mossack Fonseca në Panama. Por çfarë është një firmë e tillë? Një firmë fiktive është një firmë që si zyrë të saj vërtet ka vetëm një kuti postare, aty nuk gjen as punonjës e as drejtues, por vetëm një adresë. Shumica e këtyre firmave të përbëra vetëm nga një kuti postare gjenden në të ashtuquajturat parajsa fiskale, në Europë këtu përmendet Lichtensteini, Andorra, në botë si një parajsë e tillë konsiderohen edhe ishujt Karaibe, por edhe Panamaja, nga ku rrodhi skandali i 11 milionë dokumenteve për 214.000 firma fiktive.

Ndodh që mijëra firma gjenden nën të njëjtën adresë. Tingëllon e çuditshme, por krijimi i një firme fiktive nuk është ilegal në Gjermani – sipas ligjit ai nuk është i penalizueshëm, si justifikim shihet se cilit qëllim i vlen kjo firmë, por moralisht krijimi i firmave të tilla është i dënueshëm, në opinion kjo dënohet si sjellje josociale. Shpesh firmat fiktive përdoren për të fshehur lëvizjen e parave, ato mund të shërbejnë për evazion fiskal, për të fshehur korrupsionin apo para nga burime kriminale.

Lexo edhe

Do plotësohet amaneti i familjes, trupi i Berlusconit pritet të… –

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

Penalizim i bankave

Ka shumë raste, kur bankat vetë i ndihmojnë klientët e tyre për krijimin e firmave fiktive jashtë vendit. Kur një person apo një firmë shkon tek një bankë dhe kërkon të fshehë një pjesë të pasurisë, banka gjen ndërmjetës, si në këtë rast, Mossack-Fonsecca. Ndërmjetësuesi themelon një firmë fiktive diku në një parajsë fiskale. E rëndësishme është të mos dalë emri i atij që jep pasurinë, prandaj vihen “drejtorë” sa për sy e faqe. Personi që ofron paratë merr nga banka një kartë krediti, përmes së cilës ai ka gjithmonë akses tek paratë e tij. Por kjo kartë nuk kalon përmes emrit të tij, por të firmës fiktive, me të cilën ai zyrtarisht nuk ka lidhje.

Prandaj në qendër të kritikave për sjellje të pamoralshme këto ditë janë vënë edhe bankat. Politikani socialdemokrat gjerman, Thorsten Schäfer-Gümbel ka kërkuar penalizimin e bankave që i mbështesin klientët për firmat fiktive jashtë. Panama Papers kanë treguar se “disa banka kanë këshilluar sistematikisht kleintët se si veprohet për krijimin e një firme fiktive jashtë”, thotë Schäfer-Gümbel. “Prandaj nuk bëhet fjalë për punonjës të veçantë, por për vetë institucionin që duhet të penalizohet.” Që nga publikimet e viteve të fundit për parajsat fiskale në shumë banka gjermane dhe arka kursimi janë bërë hapa kundër këtij fenomeni, thotë Schäfer-Gümbel, por “edhe Deutsche Bank ka folur shumë për një kulturë të re pune, dhe tani del se ende ka njerëz, që nuk kanë punë tjetër, por vetëm të gjejnë vrimat ligjore për të fshehur lëvizjen e financave”, thekson Schäfer-Gümbel. “Këtu përdoret pjesërisht energji kriminale.”

Mossack-Fonseca në Panama

Dokumentet e skandalit “Panama Papers” dolën nga zyra e financave Mossack-Fonseca. Avokati Ramon Fonseca-Mora, i cili e drejton zyrën e avokatisë me një avokat me prejardhje gjermane, Jürgen Mossack pranoi se ka pasur një sulm hakerash në kompjuterat e kësaj zyre, duke e cilësuar këtë veprim kriminal. Nga ana tjetër ai kundërshton se kjo zyrë merret me larje parash apo ka në dorë para nga burime kriminale, ne thjesht krijojmë firma fiktive që ua shesim pastaj bankave, apo administruesve të pasurisë.

Sipas njoftimeve të mediave, para rreth një viti gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung i është ofruar nga një burim anonim një database me më shumë se 11 milionë dokumente të zyrës së financave në Panama, Mossack-Fonseca. Për shkak se për Süddeutsche Zeitung përpunimi i të dhënave ishte i papërballueshëm, ajo iu drejtua konsorciumit të njohur botëror të gazetarëve investigativë, ICIJ me qendër në Uashington, rreth 400 gazetarë nga 78 vende të botës u morën me përpunimin e dokumenteve./ DW

Të Lidhura

Do plotësohet amaneti i familjes, trupi i Berlusconit pritet të… –

Do plotësohet amaneti i familjes, trupi i Berlusconit pritet të… –

nga 27
16:52 | 14/06/2023
0

Arkivoli me trupin e Silvio Berlusconit arriti në katedralen në Milano pak pas orës 15:00 dhe vetura në të cilën...

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

nga 27
22:05 | 09/03/2023
0

Kina do të thellojë bashkëpunimin e saj me Rusinë në përpjekje për të sfiduar Shtetet e Bashkuara megjithë dënimin ndërkombëtar...

WhtasApp përditësohet me risinë origjinale

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

nga 27
20:13 | 09/03/2023
0

Rrjeti social i komunikimit WhatsApp mund të ndalohet së funksionuari në Mbretërinë e Bashkuar. Paralajmërimi është dhënë nga kreu i...

Futbolli shqiptar në zi, humb jetën talenti 16-vjeçar

Shuhet astrologia e mirënjohur

nga 27
20:07 | 09/03/2023
0

Astrologia më e famshme në  Britani, Meg Mistikja, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Parashikimet e astrologes janë ndjekur nga...

Para
Hashim Thaçi: Zajednica është e shëndetshme për Kosovën

Hashim Thaçi: Zajednica është e shëndetshme për Kosovën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com