Prokuroria ka nisur verifikimet për ndërtimin që po bëhet në Parkun Arkeologjik të Butrintit.
Pas denoncimit në media, Prokuroria po verifikon nëse janë respektuar kushtet për lejen dhe nëse e lejon statusi i UNESCO-s ndërtimin.
Policia ka qenë dje pasdite në Parkun Arkeologjik të Butrintit ku po ndërtohet, ndërsa inxhinierit i është kërkuar që të paraqesë dosjen për verifikim.
Pas kërkesës, inxhinieri është paraqitur duke e dorëzuar, ndërkohë që po bëhen verifikimet nga prokuroria.