Skandali me rrogat e qytetarëve, reagon Komisioneri: Mos shpërndani databazën! Do të dënoheni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali me rrogat e qytetarëve, reagon Komisioneri: Mos shpërndani databazën! Do të dënoheni

16:55 | 22/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka paralajmëruar qytetarët ditën e sotme që të mos publikojnë databazën me rrogat e qytetarëve pasi mund të ketë penalizime ligjore për ta.

Në një reagim zyrtar, Komisioneri thotë se ka nisur puna për identifikimin e shkeljeve ligjore dhe raportimin e tyre. Komisioneri po ashtu i bën thirrje opinionit publik që të mos bëhet pjesë dhe të refuzoj këtë përpunim të jashtëligjshëm dhe ta fshij këtë bazë të dhënash.

Çdo veprim që mund të duket si një “lojë”, thotë më tej Komisioneri, në përfundim do të rezultonte si shkelje e ligjit, pasi kemi të bëjmë me një përpunim të paligjshëm të të dhënave personale të shtetasve, duke shtuar se qarkullimi online apo dhe publikimi në media i të dhënave të qytetarëve rezulton se është një veprim i kundërligjshëm, i papërgjegjshëm dhe i bëhet thirrje organeve mediatike dhe publikut të mos bëhen përhapës të paligjshëm të të dhënave personale.

Read more

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Reagimi

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u njoh nga media me publikimin e lajmit për qarkullimin në platformën e komunikimit “ëhat’s app” të një bazë të dhënash të qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, shoqëruar me të dhëna të tyre. Zyra e Komisionerit ka nisur punën për sigurimin e kësaj baze të dhënash dhe për identifikimin e shkeljeve të mundshme, në mënyrë që të ushtrojë detyrimin ligjor dhe kryerjen e veprimeve të domosdoshme për një hetim administrativ kryesisht (me iniciativën e saj) për këtë çështje.

Si edhe në raste të tjera të ngjashme, Zyra e Komisionerit vlerëson se ushtrimi i lirisë së shprehjes dhe të shtypit, kur në objekt të saj ka të dhëna personale, para së gjithash, duhet realizuar duke mbajtur parasysh faktin se “interesi i lartë publik”, dallon nga “interesi për publikun”. Në këtë kontekst, Zyra e Komisionerit i bën thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private.

Çdo veprim që mund të duket si një “lojë”, në përfundim do të rezultonte si shkelje e ligjit, pasi kemi të bëjmë me një përpunim të paligjshëm të të dhënave personale të shtetasve. Qarkullimi online apo dhe publikimi në media i të dhënave të qytetarëve rezulton se është një veprim i kundërligjshëm, i papërgjegjshëm dhe i bëhet thirrje organeve mediatike dhe publikut të mos bëhen përhapës të paligjshëm të të dhënave personale.

I drejtohemi opinionit publik që të mos bëhet pjesë dhe të refuzoj këtë përpunim të jashtëligjshëm dhe ta fshij këtë bazë të dhënash.

Rikujtojmë se mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion u publikua lajmi që të dhënat e mbi 600 mijë qytetarëve kanë rrjedhur nga librat zyrtarë të shtetit dhe kanë filluar të qarkullojnë në formën e një databaze. Në këtë databazë mund të shihet rroga e të gjithë këtyre mbi 600 mijë qytetarëve.

Etiketa: databazeDo të dënohenikomisioneriSkandali me rrogat e qytetarëve

Të Lidhura

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

nga 27
23:33 | 02/06/2026
0

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Para
Gjendet pa shenja jete në rrugë një 54-vjeçare në Vlorë

E rëndë në Tiranë/ Bie nga lartësia e pallatit duke punuar, humb jetën 30-vjeçari

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

23:33 | 02/06/2026
Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com