TemA Tv sjell fakte si u manipulua publiku. Sekretarja e Përgjithshme e Financave: Gjysmën e regjistruam, gjysma live
Mbrëmjen e 15 janarit të gjithë qytetarët që u bënë pjesë e lojës promocionale të kuponit tatimor, i mbërthyen sytë në ekranin që ku do të hidhej shorti. Prisnin që nga hedhja e shortit në transmetim të drejpërdrejtë, shumë prej tyre të ishin fitues. Por ethet e tyre që prisnin të fitonin ishin të kota, gjithçka që u server live nga Ministria e Financave dhe ekrani ku u transmetua në fakt ishte regjistruar herët në mëngjes. Televizioni Tema verifikoi mëngjesin e 15 janarit procesin e regjistrimit të lotarisë së kuponit tatimor, duke sjellë edhe këto pamje. Por duke dashur të ishim shumë transparent me publikun, ne kërkuam edhe një prononcim zyrtar nga Ministria e Financave. Pyetjes drejtuar zyrës së shtypit “Pse u bë me regjistrim loja”, nuk iu dha përgjigje nga specialistët e saj.
Më tej kërkuam një prononcim nga Kryetarja e Komisionit të Vlerësimit të Lojës Prmocionale, dhe njëherësh Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Gelardina Prodani lidhur me këtë fakt. Zonja Prodani e pohoi praninë e grupit të xhirimit , por ishte dyzuar mes asaj që kishte ndodhur, dhe asaj që duhej të thoshte për TemA Tv, që e pyeti pse u bë me regjistrim lotaria? “Po është e vertetë që regjistruam, por ishte si fillim, një provë. Ne regjistruam pjesën e fituesve të kategorisë së parë, pasi ata janë përzgjedhur ditë më parë dhe janë çertifikuan nga Komisioni i Vlerësimit. Ndërsa përgjedhja rastësore do të bëhët direkt nëTV. Pra gjysmën e kemi regjistruar, gjysmën do e bëjmë live”, tha Prodani në një prononcim për TemA TV.
Duke dashur të besojmë që ajo që na deklaroi zonja Prodani edhe për hir të publikut, grupi i xhirimit të Tema Tv, shkoi në ambjentet e Ministrisë së Financave në orën që shorteu transmetohej në TV-në e përzgjedhur nga Financat, dhe aty vërtetuam se asgjë nuk po jepej live. Askush nuk ishte në Ministrinë e Financave, veç punonjësve të ruajtjes së objekteve. Siç kuptohet shorteu u transmetua mbrëmjen e të premtes në orën 20:45 në Televizionin Top Channel, por shpallja e fituesve në të vërtetë nuk ka qenë live, edhe pse kështu ishte njoftuar nga Ministria e Financave. Sic duket Ministria e Financave dhe anëtarët e Komisionit, që në fakt ishin persona periferikë për institucionet që përfaqësonin, më shumë janë “kujdesur” që të trajtojnë mirë edhe organizatorët e Lojës Promocionale, të cilët kanë marrë 1/3 e fondeve të vëna në dispozicion.
Këshilli i Ministrave miratoi pak kohë më parë një fond prej 12 milionë si fond për lojën promocionale, ku 8 milionë ishin për fituesit dhe 4 milionë për organizatorët. Ekspertëve të Financave për të ndarë këto lekë për fituesit nuk iu deshën më shumë se 5 minuta, kur paratë e parashikuara për punën e tyre tashmë kanë kaluar në llogaritë personale.
Teuta Shamku