“Skandali me korrupsionin në Unazë të Madhe”, Bushati: Fituesit e 7 loteve janë të paracaktuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Skandali me korrupsionin në Unazë të Madhe”, Bushati: Fituesit e 7 loteve janë të paracaktuar

14:42 | 06/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia Demokratike ka vijuar denoncimin për tenderat për ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti Helidon Bushati, anëtar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ka denoncuar në emër të PD, se fituesit e 7 loteve të Unazës së Madhe janë të paracaktuar.

Sipas tij, “Tenderat e Unazës se Madhe, janë një pazar i shëmtuar i ARRSH-se me kompanitë ne pronësi te njerëzve te lidhur me qeverinë”.

Read more

Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja –

Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë” –

Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së –

Reagimi i plotë:

Unaza e Madhe, eshte kthyer ne nje mal të vertetë korrupsioni, ku ARRSH ushqen me miliarda klientët e qeverisë.

Fituesit e 7 loteve të Unazës, duken qartë se janë të paracaktuar.

Procedurat tenderuese janë mbyllur me 15 shtator dhe  ARRSH-ja, vonon te shpalle rezultatet.

Natyrshëm lindin një seri pyetjesh:

– Pse vonohet ARRSH-ja ne shpalljen e këtyre rezultateve?
– Mos valle po gatit çorbën e radhës për t’u siguruar qe tenderat shkojnë tek fituesit e paracaktuar ashtu siç është përfolur?
– A mos ka ndonjë fitues te paracaktuar qe nuk ka arritur te dorëzojë dokumentat e tenderit?

– Mundet valle qe te anullohet ndonjë nga këto tendera për siguruar mbushjen e premtimeve ndaj fituesve te paracaktuar?

Tenderat e Unazës se Madhe, janë një pazar i shëmtuar i ARRSH-se me kompanitë ne pronësi te njerëzve te lidhur me qeverinë.  7 segmente rrugore te njëpasnjëshme, nga të gjitha anët janë  te ngjashëm njeri me tjetrin por kriteret e vendosura janë jashtëzakonisht te ndryshme nga njeri tjetri, kritere qe plotësohen vetëm nga fituesit e paracaktuar.

Keshtu ne Lotin 1,i cili eshte edhe ai qe ka vleren me te madhe prej 2.5 miliard lek te reja, eshte edhe loti i cili ne absolut kerkohet numri me i ulet i punonjesve 145,stafit kryesor  6, kamioneve 10 dhe eskavatoreve 4.Nderkohe qe ne lotin 6 qe ka vleren me te ulet, 1.8 miliard lek te reja, kerkohen 250  punonjes,9 staf kryesor,21 kamiona dhe 9 eskavatore.

Ndërkohe kur vendi po zhytet në varferi dhe shtresa e të varfërve po rritet në mënyrë të frikshme,  qeveria shqiptare ndan nën rrogoz tendera për kompanitë që gllabëronjë parat e qytetarëve.

Partia Demokratike por dhe Institucionet ndërkombëtare,  kane shprehur ne mënyre te vazhdueshme kritikat e tyre ndaj mungesës se konkurrencës dhe transparencës ne tenderat e zhvilluar ne Shqipëri.

E pyesim ARRSH-në: A do te anullohet Loti 1 i parashikuar për nje nder klientet me te afert te Kryeministrit qe aktualisht po punon ne segmente te Unazes se Re ne ndertim e siper?

Perse Loti 1 nuk shfaqej dhe nuk shfaqet fare ne faqen elektronike te Agjensise se Prokurimit?
A do te ndodhe ky fenomen me Lotin 1 sepse kjo kompania e paramenduar te fitoje harroi te dorëzojë letrat ne këtë tender?

Po me Lotin 3 “Sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri – Shkozë, Urat mbi lumin Tirana” çfarë do te ndodhe?  A do t’i jepet edhe ky tender dy kompanive te paracaktuara?

Cdo qytetar edhe ai qe nuk ka ekspertize ne kete fushe e kupton qe keto kritere jane vene per te paracaktuar fituesin e radhes

Ka shembull pas shembulli qe vërteton paracaktimin e fitueseve.

Cfare do te beje ARRSH-ja per te mbajtur premtimet ndaj kompanive te paracaktuara fituese?

(BalkanWeb)

Etiketa: anëtar i Komisionit të Veprimtarisë ProdhueseARRSHdeputeti Helidon BushatiSkandali me korrupsionin në Unazë të Madhe

Të Lidhura

Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –

Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –

nga 27
13:22 | 23/04/2026
0

Deputetja Ina Zhupa u përplas me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro për licencës e mësuesve, ku demokratja u akuzoi Ministrinë...

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja –

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja –

nga 27
12:42 | 23/04/2026
0

Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij, e...

Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë” –

Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë” –

nga 27
12:24 | 23/04/2026
0

Sot në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për çështjen “Plumbi i Artë”. Gjatë dëshmisë së tij, ish-zv.drejtor...

Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së –

Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së –

nga 27
12:06 | 23/04/2026
0

Klevis Qose është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Ky post është mbajtur deri më tani nga Eduart...

Para
Blindohet Shkodra/ Shqipëri-Turqi nën masa të rrepra sigurie në terren antiterrori

Covid-19 prek Kombëtaren, mbrojtësi dhe fizioterapisti dalin pozitivë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –

Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –

13:22 | 23/04/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja –

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja –

12:42 | 23/04/2026
Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë” –

Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë” –

12:24 | 23/04/2026
Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së –

Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së –

12:06 | 23/04/2026
Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel –

Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel –

12:00 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –
  • Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja –
  • Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë” –
  • Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së –
  • Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel –
  • Miliona euro abuzime me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –
  • Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com