Gjykata ka nxjerrë një urdhër-ndalimi për shtetasin italian Antonio Abrusci, me detyre administrator i firmes “Ecologica SHPK”. Kjo firmë ka rritur të fitojë tenderin për pastrimin e zonës lindore të kryeqytetit dhe pastrimin e qytetit të Kavajës për vitin 2016, me anë të dokumeteve të falsifikuar.
Mësohet se të dhënat për mjetet e punës, firma i ka dorëzuar në mënyrë elektronike pranë Bashkisë së Tiranës për pastrimin e zonës lindore, një tender që kap shifrën e 1 miliard e 200 milionë lekëve të vjetra. Hetimet e Prokurorisë kanë zbuluar se italiani Antonio Abrusci, me të njëjtin mekanizëm dhe më të njëjtat dokumente të falsifikuara ka fituar edhe tenderin e pastrimit për Kavajën.