Skandal/ Pikat statike të vendosura në pallate shesin ujë industrial si ujë të pijshëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal/ Pikat statike të vendosura në pallate shesin ujë industrial si ujë të pijshëm

20:45 | 30/06/2022
në Shqiperi
0

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e sotme një mashtrim që ndodh me qytetarët duke u shitur ujin industrial për ujë të pijshëm. Pikat statike të ujit të vendosura nëpër qytetin e Tiranës, ku çdo qytetar duke futur një xheton, mbush bidonin me uji,  të reklamuara si burimi “Krullia” apo “Shën Gjergji”  nuk tregtojnë ujë të pijshëm.

Rreth 50 pika të tilla tregtojnë ujë çdo ditë nën mashtrimin se është ujë i pijshëm, ndërkohë tregtojnë ujë industrial , duke rrezikuar kështu jetën e mijëra banorëve.

Institucionet që kanë përgjegjësinë për të kryer kontrollet për të mos lejuar diçka të tillë jo vetëm që nuk e kanë bërë, por sipas dëshmive që emisioni Fiks Fare siguroi kanë marrë para nga abuzuesit.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Aktualisht në kryeqytet shitja e ujit në mënyrë jo ligjore bëhet në dy mënyra.  Nëpërmjet autobotëve dhe pikave statike të vetëshërbimit që i shohim në çdo zonë të Tiranës. Emisioni Fiks Fare për të vërtetuar këtë abuzim fillimisht ka xhiruar për ditë me radhë autobotët që mbushin çisternat me ujë në zonën e Dajtit dhe Lanabregasit, madje edhe në linjën kryesore të ujësjellësit Tiranë. Më pas zbresin në qytet dhe e tregtojnë si ujë burimi jo vetëm në autobot, por edhe në pika statike vetëshërbimi, ku reklamohet ujë burimi dhe i mikrofiltruar.

Fiksi xhiroi me kamer të fshehtë shoferët që thonë se uji mbushet në burim, ndërkohë Fiksi faktoi  që uji në autobot është marrë nga tubi i UKT-së. Gazetarët e Fiksit dalin në terren bashkë me drejtorin e UKT-së z. Elton Kacidhja në Dajt dhe Lanabregas ku Fiksi evidentoi ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve. Drejtori Kacidhja bashkë me Task Forcën në terren morën përsipër dërgimin para ligjit të personave që e kanë shkelur atë. Ndërkohë që z.Kacidhja inspektonte në një pikë ,bashkëpunëtorët e Fiksit evidentuan një atutobotë që mbushej me ujë në ato momente brenda oborrit të një shtëpie. Task Forca shkoi aty dhe vërtetoi se autoboti mbushej në rrjetin e UKT-së . Familjet që shisnin ujë tek botet kishin zero konsum në sahatet e tyre dhe ndërkohë lidhjet i kishin bërë në rrjet në mënyrë të paligjshme. Kështu që një person u shoqërua për në komisariat ndërsa për dy të tjerë u pre urdhër arresti sipas OPGj-së.

Por përveç autobotëve janë edhe 50 pika statike ku me xhetona që futen në bankomat qytetarët blejnë ujë .Gazetarët e Fiksit shkojnë pranë një pike të tillë me Task Forcën pranë UKT-së dhe me  një inspektor të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, ata pohojnë se nuk është përgjegjësi e tyre tregtimi i ujit në këtë formë.

Inspektori i Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror  thotë gjithashtu se asnjë nga këto pika nuk është pajisur me akt higjeno-sanitar. ISHSH thotë se në këto pika tregtohet ujë i pa trajtuar . Sipas verifikimeve të kryera në pikat statike uji është industrial dhe jo i pijshëm. Pas këtij momenti gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit ku zyrtarisht u tha se nuk i kanë inspektuar këto pika, pasi për ta aty nuk tregtohet uji i pijshëm.

Por jo vetëm kaq, gazetarët kërkuan përgjigje dhe në institucione të tjera, ku Policia Bashkiake Tiranë tha se përgjigjej vetëm për hapësirat publike , e ndërkohë Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore e cila ka pajisur këto subjekte me leje për të shfrytëzuar burim, thotë se përgjigjet për burimin jo për konsumatorin. Leja që kanë marrë subjektet për shfrytëzimin e burimit është me ujë industrial, pra jo të pijshëm. Inspektori i AMBU, Marjus Seiti shpjegoi për gazetarët se atij i intereson shëndeti i burimit , jo i konsumatorit, pasi nuk është ai institucioni që thotë nëse uji është i pijshëm apo jo.

Për njërin prej administratorëve të pikave statike ka qenë jo e lehtë, pasi sipas tij është dashur që të gjitha këto institucione t’i paguajë dhe ai të vijojë aktivitetin, ndërkohë konsumatori rrezikon jetën çdo ditë.

Etiketa: uji pishem

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Xhaçka: Edhe im shoq, si zoti Shehaj e ka nisur biznesin si emigrant në Itali

Akuzat e PD-së, nesër vendoset për mandatin e Xhaçkës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com