Sezoni turistik erdhi, por bregdeti shqiptar këtë verë ka edhe më shumë beton për t’iu ofruar pushuesve. Një ndërtesë shumëkatëshe po ndërtohet në Sarandë, vetëm 7 metra distancë nga deti. Ndërtuesi ka marrë një leje në vitin 2010, por bashkia e ka konsideruar të jashtëligjshme aso kohe. Megjithatë, “ambicia” për ndërtimin e këtij projekti nuk ka reshtur së ekzistuari dhe ndërtuesi arriti t’ia dalë pas 8 vitesh. Kryebashkiakja e Sarandës e ka anashkaluar lejen e jashtëligjshme të 2010-ës duke e rinovuar në 2017-ën. Tashmë, punohet intensivisht në këtë ndërtesë, mbase për sezonin e ri turistik do të jetë gati…
Një tjetër pyetje që ngrihet në këtë rast është, nëse INUK a i sheh ndërtimet 8 katëshe që ndërtohen buzë detit apo merret vetëm me prishjet e shtëpive të të pambrojturëve?