Skandal në miqësoren Shqipëri-Kosovë, sherr dhe fyerje raciste – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal në miqësoren Shqipëri-Kosovë, sherr dhe fyerje raciste

15:31 | 23/07/2017
në Sport
0

Kur duhej të ishte ndeshja model dhe fair play për opinionin sportiv, miqësorja në basketbollin e meshkujve mes Shqipërisë dhe Kosovës u mbyll në mënyrën më të turpshme të mundshme.

Mbrëmja e djeshme, në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” u kthye në skandal, ku për pak sa nuk degjeneroi në përplasje mes lojtarëve.

Shkak për këtë situatë aspak të denjë për ata pak dëshmitarë ishte basketbollisti i kombëtares kosovare, Dardan Berisha, i cili goditi amerikanin e natyralizuar Majk Mohzer në një lojë pa top.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Ndërkombëtari Gilbert Hoxha akordon teknikë përjashtimi, me qëllim për të evituar ndonjë episod tjetër të pakëndshëm në vazhdim.

Por, kjo bëri që Berisha të humbasë kontrollin e duke mos kursyer asgjë si fjalorin fyes, por edhe shkatërrimin e stolave e çfarëdo që i dilte përpara.

Miqësorja e parë mes dy kombëtareve ishte planifikuar si ndeshje kontrolli për trajnerin Antonis Konstantinides në prag të paraeliminatoreve të kampionatit botëror 2019 që ngrenë siparin më 2 gusht ndaj Austrisë, pikërisht në sallën “Feti Borova”.

shqiperi kosova basketboll sherr5

Në fakt, ka një kundërshtar të përbashkët për të dy kampet: temperaturat e larta në sallën sportive, ku vetëm sport nuk mund të luhet.

Kosovarët janë më superiorë dhe e mbyllin periodën e parë në favorin e tyre me diferencë pikësh 23-14.

Në periodën e radhës kuqezinjtë rigjejnë forcat për të rivalizuar, gjithsesi Kosova është nën administrim të avantazhit.

Pak minuta nga fundi i kësaj periode, kur vihej re grintë mes lojtarëve, vjen episodi që do të përmbyste gjithçka në këtë mbrëmje për keq.

Berisha merr teknikë përjashtimi. 28-vjeçari nuk pajtohet kurrsesi me vendimin e marrë.

I irrituar, ai i kërkon sqarime ndërkombëtarit Gilbert Hoxha dhe gjyqtarit tjetër Marli Kasemi.

shqiperi kosova basketboll sherr4

Ndërsa i drejtohet pankinës, Berisha humb plotësisht qetësinë duke shpërthyer në fyerje raciste ndaj basketbollistit amerikan të natyralizuar së fundmi si kuqezi Majk Mohzer, ndonëse ky i fundit nuk bëri asnjë veprim provokimi.

Në këtë moment, lojtarët nga të dyja kampet hyjnë në fushë për të ulur gjakrat.

Berisha e ka mbyllur me miqësoren dhe shfryn dufin me fjalor rruge edhe në prezencë të tifozëve femra. Madje shkelmon ç’të gjejë para. Këto sjellje vandalizmash, që nuk i shkojnë për shtat aspak një profesionisti si ky, nuk i shpëtojnë gjyqtarit Kasemi. I prerë, ai kërkon urgjent ndërhyrjen e rojeve të sigurisë për ta nxjerrë jashtë lojtarin.

shqiperi kosova basketboll sherr2

Prezent ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, i cili negocioi për të mos e thelluar më tej skandalin. Ai i sinjalizoi Kasemit se nuk është e nevojshme, por gjyqtari shumë profesionist nuk heq dorë.

“Jo, jo, duhet të dalë jashtë. Ju lutem, roje të sigurisë, nxirreni jashtë”, është urdhri i Kasemit. Të pakët në numër ata i përgjigjen gjyqtarit dhe e shoqërojnë drejt dhomave të zhveshjeve.

Ndërsa hyn brenda dhomave në shoqërinë e një pjesëtari të stafit teknik të Kosovës, Berisha rebelohet duke përplasur dyert, ndonëse nuk kanë shumë që janë inauguruar.

shqiperi kosova basketboll sherr1

Sinjalizohet fundi i pjesës së parë. Titullari i kombëtares shqiptare, Franko Bushati, është i pari nga tanët që hyri në dhomat e zhveshjeve dhe i indinjuar shprehet se të njëjtën gjë po bëjnë edhe sot si në miqësoret e fundit.

Kjo dëgjohet nga një prej kosovarëve i ndodhur pas shpinës së tij dhe për pak sa nuk konfliktohen fizikisht.

U desh ndërhyrja e rojeve të sigurisë, por edhe stafeve respektive që situata të mos degjeneronte në përplasje. Në këtë moment, ndërhyn edhe vetë trajneri Konstantinides duke kërkuar sqarime.

shqiperi kosova basketboll sherr

Dëshmitar për atë që ndodhi, sekretari Llazani urdhëron rojet e sigurisë që të boshatisin shkallët.

Dhe tifozët një nga një lanë sallën sportive, vendim që hasi kundërshtinë edhe të atyre miq, por që për rojet e sigurisë nuk ka kompromis.

Në pritje të fillimit të pjesës së dytë, përfaqësues nga të dyja kombëtaret kërkojnë rishikimin e pamjeve.

Ndryshe nga pjesa e parë, më pas mësohet se ndeshja vijoi normalisht. Përfundimisht, një fundjavë e errët, miqësore që në fakt nuk i shërbeu askujt përveçse la një njollë.

/panorama.com.al/

Etiketa: Dardan BerishaFederata Shqiptare e BasketbollitFranko BushatiGilbert HoxhaKorab LlazaniMajk MohzerMarli Kasemi.

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
“Dashuronte djemtë e rinj”, historia e pazakontë e tiranses që vari veten në stallën derrave

"Dashuronte djemtë e rinj", historia e pazakontë e tiranses që vari veten në stallën derrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com