Skandal/ I dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual”, mësuesin e rikthejnë të japë mësim në shkollën 9-vjeçare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal/ I dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual”, mësuesin e rikthejnë të japë mësim në shkollën 9-vjeçare

17:00 | 27/11/2021
në Kryesore
0

Një skandal i vërtetë është evidentuar në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Beratit, në shkollën “22 Tetori”. Prej disa ditësh në këtë shkollë është emëruar mësues për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës” 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, që rezulton të jetë dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003.

Kanë qenë pikërisht prindërit e fëmijëve ata që e kanë shpehur këtë shqetësim për mediat,duke kërkuar largimin e mësuesit nga shkolla,largim që i është kërkuar prej tyre edhe drejtorisë së shkollës,e cila u ka dalë me justifikimin se ai është emëruar nga DAR. Vetë nxënësit e shkollës shprehen se, janë në dijeni të asaj çfarë ka bërë mësuesi në të shkuarën dhe kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit, pasi-siç shprehet një vajzë-mësuesi i shikon në një mënyrë ndryshe që i bezdis. Nxënësit deklarojnë se,ai u jep fizikë dhe informatikë dhe se ka mbërritur në shkollë prej disa ditësh.

“Mësuesi na jep fizikë dhe informatikë. Kemi dëgjuar që ka ngacmuar nxënës dhe që është dënuar dhe kemi pak frikë. Ai sesi të shikon në klasë dhe për këtë kemi njoftuar edhe prindërit”-shprehen nxënësit e shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”.- shprehen nxënësit.

Read more

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit –

Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte –

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe –

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –

Pas mbërritjes së mediave jashtë ambjenteve të shkollës, mësohet se drejtoresha i ka kërkuar Bregut të largohej si dhe DAR transferimin e tij në një shkollë tjetër.

Në vitin 2003, kanë qënë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat, ato që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskuesioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit.

Nxënëset atëherë e cilësuan mësuesin si maniak, pedofil dhe të rrezikshëm. Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria. Pas kryerjes së dënimit, ai u rikthye në detyrë në vitin 2004 në një shkollë 9-vjeçare në fshatin “Hinkë” më Dimal dhe një muaj më pas u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit “Çiflik”, po në bashkinë Dimal, për të qënë më afër shtëpisë.

Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Prindërit dërguan asokohe një peticion në Drejtorinë Arsimore Berat, ku kanë shpjeguar sjelljet jo të hijshme të mësuesit. Prindërit e akuzonin mësuesin Ëngjëll Bregu se vinte i dehur në shkollë, se organizonte ekskursione pa miratimin e drejtorisë së shkollës dhe se i prekte vajzat e mitura në pjesë të ndryshme të trupit. Pas këtij peticioni, DAR Berat e pezulloi atë nga detyra por për shkak se denoncimi nuk u bë në polici, Bregu nuk u arrestua sërish.

Pas 13 vjetësh i larguar nga sistemi arsimor, me një vendim që nuk dihet se nga kush është firmosur, mësuesi Ëngjëll Bregu, u rikthye në arsim dhe prej 1-jave është emëruar në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”, në qendër të qytetit të Beratit.

Etiketa: BeratI dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual”mësuesin e rikthejnë të japë mësim në shkollën 9-vjeçare

Të Lidhura

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit –

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit –

nga 27
21:00 | 07/04/2026
0

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte –

Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte –

nga 27
20:29 | 07/04/2026
0

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka dënuar ashpër “retorikën nxitëse” që po shoqëron...

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe –

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe –

nga 27
20:05 | 07/04/2026
0

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë,...

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –

nga 27
19:44 | 07/04/2026
0

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të...

Para
Mes të prekurve në Greqi nga koronavirusi dhe 4 shqiptarë

82 viktima dhe mbi 5800 raste të reja me COVID në Greqi, 641 të intubuar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit –

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit –

21:00 | 07/04/2026
Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte –

Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte –

20:29 | 07/04/2026
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe –

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe –

20:05 | 07/04/2026
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –

19:44 | 07/04/2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

19:14 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit –
  • Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte –
  • Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe –
  • “Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara –
  • Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –
  • Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit –
  • Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com