I arrestuar në vitin 2018 për kalim të mallrave kontrabandë, Flobenc Guxho është emëruar shef turni në sektorin e kontenierëve, Drejtoria e Doganave Durrës.
Newsbomb.al mëson se Guxho i cili është ende nën gjykim është emëruar në këtë detyrë muajin që lamë pas.
46-vjeçari është arrestuar më 26 korrik të vitit 2018, bashkë me dy doganierë të tjerë për “Shpërdorim detyrë” në doganën e Kapshticës.
Guxho dhe dy kolegët e tij dyshohet se kanë lejuar kalimin e mallrave, pa ushtruar kontrollin përkatës.