Skandal/ Bashkia e Finiqit kërcënon gazetarin Marin Mema dhe e shpall “non grata” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal/ Bashkia e Finiqit kërcënon gazetarin Marin Mema dhe e shpall “non grata”

16:11 | 08/01/2020
në Kryesore
0

Por, çfarë ka bërë Marin Mema që të kërcënohet kaq hapur, madje të shpallet “non grata” në një katund që i përket territorit të Republikës së Shqipërisë.

Gazetari në fjalë dhe disa aktivistë kanë prishur tabelat orientuese të rrugëve, ku greqishtja ishte e mbivendosur mbi gjuhën shqipe. Meqë ARRSH-ja nuk mori asnjë masë prej lajmërimeve të shumta të qytetarëve, aktivistët u detyruan ta ndërmarrin vetë një iniciativë të këtillë.

Më poshtë deklarata e Bashkisë së Finiqit, e cila rrëfen një njohje të cunguar të shqipes nga administrata atjeshme.

Read more

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

Δήμος Φοινικαίων – Bashkia Finiq

10 orë ·

BASHKIA E FINIQIT DENONCON PUBLIKISHT PROPAGANDËN KONFLIKTËNXITËSE TË GAZETARIT MARIN MEMA DHE AKTET E SHKATËRRIMIT TË TABELAVE DYGJUHËSHE NË ZONË

Ditët e fundit në territorin e Bashkisë Finiq janë shuar nga persona të paidentifikuar të gjitha emërtimet në gjuhën greke në tabelat e vendosura sërish nga Drejtoria e Transporteve në kuadër të zbatimit të ligjit nr 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
Ky sulm i përsëritur vjen menjëherë pas transmetimit në TV Top Chanel i emisionit të gazetarit skandalkrijues Marin Mema, i cili vazhdimisht kushton kohë dhe mjete për të nxitur përçarje dhe konflikte midis popullit shqiptar dhe popullit të Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri.
Nuk është e para herë që nëpërmjet propagandës miediatike janë nxitur grupe të caktuara ekstremistësh kundër banorëve të fshatrave të minoritetit etnik duke vjedhur, plaçkitur shtëpitë apo duke shkatëruar simbolet etnike, fetare dhe monumentet e heronjve, por deri më sot nuk është kapur nga policia e rendit dhe nuk është vënë asnjeri në përgjegjësi nga ana e drejtësisë, duke lënë kështu nën terror dhe të pambrojtur këta banorë.
Autorët e nxitjes janë të vetëidendifikuar në mediat sociale apo dhe në ato kombëtare dhe autorët e veprës së shkatërimit dhe të kërcënimit mund të kapen në veprim e sipër. Por deri më sot mbizotëron apatia e organeve kompetente për të vepruar.
Bashkia e Finiqit e angazhuar fuqimisht në misionin e saj trajton me korrektësi çdo problem të banorëve të saj pa dallim etnik,fetar apo social dhe mbi të gjitha interesohet për sigurinë e jetës dhe të pronës së tyre por

 

edhe të të drejtave që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet përkatëse.Banorët dhe fshatrat me kombësi shqiptare kanë pjesën e tyre respektuese në administratën e bashkisë, përfitojnë investime dhe ndihmë ekonomike siç përfitojnë edhe banorët dhe fshatrat e tjerë të bashkisë.Në axhentën e një gazetari serioz do ishte më mirë të renditej e para tematika e mungesës së investimeve të munguara nga shteti gjatë këtyre tre dekadave të fundit në gjithë shtrirjen e kësaj bashkie, të paraqitej realiteti i hidhur ku të 58 fshatrat janë me infrastrukturë të abandonuar, me rrjet elektrik të vjetërruar që gjatë dimrit pothuajse nuk funksionon, me papunësi të theksuar që detyron banorët të marrin rrugën e mërgimit.
Referenca të tilla për padrejtësi në kurriz të shqiptarëve banorë të Bashkisë Finiq, janë të pavërteta dhe të inskenuara me qëllime të mbrapshta për të minuar marrëdhëniet midis dy popujve dhe për të justifikuar mosrespektimin e të drejtave të pasqyruara tashmë edhe në ligjin e veçantë për Pakicat Kombëtare.
Denoncojmë publikisht propagandën e paprecedentë të gazetarit Marin Mema kundër bashkisë Finiq dhe:
i kërkojmë organeve të drejtësisë të ushtrojnë kompetencat e tyre në zbatim të dispozitave të Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse,
i kërkojmë organeve të mbrojtjes së rendit të zbulojnë dhe ndalojnë autorët e veprës së shkatërrimit të pronës publike dhe të injorimit të të drejtave të saknsionuara me ligj
i kërkojmë qeverisë të përshpejtojë procesin e miratimit të akteve nënligjore dhe të intensifikojë propagandën pozitive për të drejtat e Pakicave Kombëtare të cilat janë pjesë integrale e legjislacionit vendas dhe një kusht i domosdoshëm për hyrjen në familjen europiane.

Zyra e shtypit e Bashkise Finiq

Etiketa: Bashkia e FiniqitgreqishtjakatundMarin Memanon grataskandalSkandal/ Bashkia e Finiqit kërcënon gazetarin Marin Mema dhe e shpall “non grata”tabelat orientuese

Të Lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

nga 27
23:30 | 07/04/2026
0

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

nga 27
23:16 | 07/04/2026
0

Arsenali mori një fitore të rëndësishme në Lisbonë, pas triumfit 0-1 përballë Sportingut në frymën e fundit të takimit. Skuadrat...

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

nga 27
23:04 | 07/04/2026
0

Bayerni i Mynihut ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Realit të Madridit në “Bernabeu”,...

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

nga 27
22:15 | 07/04/2026
0

Përballja mes Real Madrid dhe Bajern Mynih në çerekfinalet e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, është cilësuar si një...

Para
Bardhi: Edi Rama i Mallakastrës mashtron, së shpejti prova për të shkuarën e tij kriminale

Bardhi: Edi Rama i Mallakastrës mashtron, së shpejti prova për të shkuarën e tij kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

23:30 | 07/04/2026
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

23:16 | 07/04/2026
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

23:04 | 07/04/2026
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

22:15 | 07/04/2026
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –

22:02 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –
  • Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –
  • Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –
  • Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –
  • Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –
  • I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –
  • Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com