“Skaje” drejtëze që bashkohen në një pikë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Skaje” drejtëze që bashkohen në një pikë

01:09 | 03/06/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Asgjë nuk ishte e papritur. Tashmë thjesht është pjesë e një të vërtetë që u noterizua edhe formalisht. Mirë apo keq, pak apo shumë, një numër ende i papërcaktuar të zgjedhurish në pushtetin qendror dhe vendor dhe të emëruar në nivele të ndryshme të administratës, kanë probleme me të shkuarën e tyre. Në kuptimin e hidhur që i jep ligji i dekriminalizimit të shkuarës. Ish­kryetari i Bashkisë së Kavajës ishte i pari që u largua për shkak të ligjit. Publikisht dhe me dorëheqje. Prokuroria ka nisur një hetim kryesisht ndaj tij nën akuzën e fshehjes dhe të falsifikimit të të dhënave personale.

Partia Socialiste ka trokitur në derën e prokurorisë gjithashtu. Duke e ngritur edhe më lart stekën e dekriminalizimit. Duke kërkuar të ulë nën të kokën e Sali Berishës, të shoqëruar nga deputetët Noka, Ristani e të tjerë. Partia Socialiste i ka kërkuar prokurorisë që të hetojë falsifikimin e Berishës për ndryshimin e ditëlindjes apo Nokën për arrestin në ish­Jugosllavi dhe dyshimet e ngritura për rekrutim të mundshëm të tij nga UDB­ja jugosllave. Ristanin për një burgosje në mes të viteve ‘90 dhe për gjëra të ngjashme dhe deputetë të tjerë demokratë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Dorëheqja e Elvis Roshit i dha fund një historie të çuditshme e pothuaj të pamundur bashkëjetese dhe suksesi të majtës me Kavajën; një binom që tingëllonte i çuditshëm në Shqipëri pak vite më parë. Sot, nuk ka asnjë shans të mësohet ndonjëherë sesa i përkiste suksesi i dyfishtë elektoral të majtës në Kavajë, Roshit si individ, PS­së si forcë politike apo pakënaqësisë së qytetit ndaj PD­së. Zgjedhjet e parakohshme elektorale që do të bëhen në të nesërmen e afërt për këtë bashki, nuk mund të shërbejnë si tregues për cilësinë e votës në të shkuarën. Vetë zoti Roshi sheh rrokullisjen e fatit të tij aty ku nuk e kishte imagjinuar kurrë në kohën, kur ai po ngjitej si ylli premtues i të majtës për Kavajën.

Duke menduar për të ardhmen dhe duke gjykuar se e shkuara e tij ishte varrosur njëherë e mirë. Pa ditur se askush dhe askurrë nuk ka mundur të bëhet aq i pasur sa të mundë të blejë të shkuarën. Ka nisur dhe një hetim penal ndaj tij. Me gjasë rrokullisja e zotit Roshi nuk ka përfunduar. Fati i keq, tashmë, mirë apo keq, e ka shënjuar në rreth. Por, ky nuk është problemi i një individi. Fati vetjak i këtij individi dëshmon ngjyrën, shijen, formën e fatit të shoqërisë shqiptare. Qoftë dhe si një përjashtim.

Është e vështirë të vihet bast se çfarë do të ndodhë me personazhe të tjerë që preken nga ligji. Natyrisht që, falsifikimi i mundshëm i ditëlindjes së Berishës, edhe sikur të vërtetohet, do të jetë rasti i radhës që do të tregojë se duke qenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, disa prej tyre janë pak më të barabartë se të tjerët. Nuk ka asnjë shanc të ndodhë ndryshe. Çdo akt ligjor kundër Doktorit do të trajtohej si shpallje lufte kundër gjithë PD­së, e cila minimalisht do të braktiste Parlamentin në këtë vit të fundit të mandatit të tij. Çfarë më pak se kujtdo, do t’i interesonte Ramës.

Noka, Ristani dhe të tjerë do të hetohen në dukje seriozisht, por me shpejtësinë proverbiale të sistemin të drejtësisë në Shqipëri, vendimi i mundshëm për ta, do të shtyhet pak përtej kalendave greke. Edhe pse PS do të vijojë një presion në rritje për masat ndaj tyre për të garantuar një simetri të të keqes majtas dhe djathtas.

Përtej emrave të përveçëm, mbetet vetëm shpresa që me çmimin e zhgënjimit, shqiptarët të kenë paguar një filtër më shumë për të penguar zgjedhjet dhe zgjidhjet e gabuara të politikës që i qeveris. Në pushtet apo në opozitë. Tashmë është e qartë për gjithkënd. E ka pranuar edhe kryeministri Rama e shumëkush tjetër. Madje, që në hartimin e ligjit të dekriminalizimit, ishte e qartë se ligji i dekriminalizimit është thellësisht antikushtetues. Ai bie ndesh me të drejtat universale të njeriut për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Me të drejtën pothuaj natyrore të qenies njerëzore që të ndjehet, trajtohet dhe të njihet si e rehabilituar për krime që ka kryer. Por, kjo është vetëm “pjesa penale” e ligjit antikushtetues. Ka një hapësirë që nuk preket dot nga ligji i shkruar. Morali nuk mund të kodifikohet në ligj e me ligj. Moralin shoqëror që e sheh pothuaj të pamundur që individë me rekorde kriminale të mbajnë detyra publike, moralin që përcaktohet nga vota e publikut si filtër për zgjedhjen e më të mirës, nuk mund ta llogarisë askush dhe nuk mund ta kodifikojë askush. Sepse nuk shihet, nuk preket, nuk ndjehet. Thjesht ekziston dhe përcakton kufijtë mes të mirës e të keqes, të dobishmes apo të ligës. Në politikë, një akt të tillë moral duhet ta kishte bërë politika. I vetmi ngushëllim për qytetarët mbetet ngushëllimi cinik i simetrisë. Që “banditë” kanë depërtuar edhe majtas, edhe djathtas. Që të paktën nesër, për shkak të ligjit dhe jo për hir të moralit, kush ka veshur ndonjëherë tutat portokalli si në filmat amerikanë me të burgosur, do ta ketë të pamundur të vendosë kravatën e zyrtarit.

Të tjerët, ata që kanë kravatë zyrtari dhe kostum tradite, do të vazhdojë të ketë amnisti të plotë edhe nëse kanë vrarë, kanë prerë apo grabitur. Sepse në thelb nuk ka simetri në këtë botë; është thjesht e pamundur që të gjithë të jenë të barabartë me njëri­tjetrin. Të vrasësh një njeri është krim, të vrasësh një milionë, është thjesht statistikë. Dhe kjo vlen për gjithçka. Këtu në Tiranë e kudo gjetkë. Edhe pse, siç e ka thënë dhe vetë, kryeministri Rama përbuz më shumë se gjithçka tjetër yshtjen e simetrisë me njeriun që përmbysi dhe simetrinë e partisë së tij me partinë e Doktorit. Si skaje të pamundura drejtëze që bashkohen në një pikë.

/javanews.al/

Etiketa: doktoridrejtëzeElvis Roshikalendat grekekryeministri RamaLorenc VangjelipikeSkaje

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Përse Rama mbrojti Roshin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com