Partia Socialiste do të mbledh kryesinë në orën 17:00.
Në fokus të mbledhjes mendohet të jetë marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës, ku pritet të merret miratimi rreth marrëveshjes së dakordësuar mes Ramës dhe Bashës, për detajimin e së cilës vijojnë diskutimet mes tyre në Pallatin e Kongreseve prej orës 10:00 të paradites.
Ndërkohë edhe Basha ka lajmëruar një takim me aleatët pas takimit me Ramën, për të konsultuar produktin final të konsensusit.