Situata nga zjarret në Kosovë, vijojnë flakët, policia jep detaje për zonat e rrezikuara – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata nga zjarret në Kosovë, vijojnë flakët, policia jep detaje për zonat e rrezikuara

10:51 | 05/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për situatën me zjarre në vend, raporton Gazeta Express.

Në raportin e policisë, thuhet se dje në rrethana ende të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e një personi nga fshati Sankoc i Gllogocit.

“Fsh. Sankoc, Gllogoc 04.08.2021-13:19. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e ankuesit ku janë djegur hamullore dhe pylli në hapësirë prej rreth tre hektarëve. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar”, thotë policia.

Read more

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –

Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

Në Lipjan ndërkaq, sipas policisë, në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në malet e fshatit.

Aty janë djegur 20 hektarë pronë shtetërore dhe 5 hektarë pronë private.

“Fsh. Brus, Lipjan 04.08.2021-12:10. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në malet e fshatit, ndërsa njësitet e zjarrfikësve të Lipjanit, Llapnasellës e Novobërdës së bashku edhe me njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin. Sipas rojës së pyllit janë dëmtuar rreth 20 –hektarë pronë shtetërore dhe 5-hektarë male pronë private. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thotë policia.

Në Granaqicë, polica thotë se është përfshirë nga zjarri një objekt.

“Gushtericë e epërme ,Graqanicë 04.08.2021 -17:10 Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një objekti ndihmës pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin”, bën të ditur policia.

Probleme me zjarret ka pasur edhe në komunën e Vitisë.

Sipas policisë, në fshatin Ramjan, një person ka bërë të ditur se disa ara iu janë përfshirë nga zjarri.

“Fsh. Ramjan, Viti 04.08.2021-10:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar se disa ara të papunuara janë përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar”, thuhet në raport.

Në Gjilan ndërkaq, një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte ndezur në oborrin e tij një zjarr për t’i djegur mbeturinat e depos.

“Rr. Nato-99, Gjilan 04.08.2021-18:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në oborrin e depos së tij kishte ndezur një zjarr për t’i djegur disa mbeturina të depos, por pasi që zjarri kishte filluar të merrte përmasa, me ndihmën e qytetarëve dhe njësitet policore, kishin arritur ta lokalizojnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në fshatin Shurdhan të Gjilanit, policia ka bërë të ditur se një person i ka vënë zjarrin disa barishteve në hapsirë prej 2 ari.

“Fsh. Shurdhan ,Gjilan 04.08.2021-19:30 I dyshuari mashkull kosovar u kishte vënë zjarrin disa barishteve në një hapësirë prej rreth 2 ari ,të cilat ndodheshin në pronën e tije. I dyshuari ka arrit që ta lokalizojë vet zjarrin”, thuhet tutje në raportin 24 orësh.

Në fshatin Cernillë të Ferizajt, si pasojë e zjarrit janë djegut 50 hektarë hamullore të grurit.

“Fsh. Cernillë, Ferizaj 03.08.2021 – 18:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura deri më tani janë djegur rreth 50 hektarë të hamulloreve të grurit. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kalë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka”, thotë policia.

Në fshatin Softaj të Ferizajt si pasojë e zjarrit janë djegur 30 hektarë të hamulloreve të grurit.

“Fsh. Softaj, Ferizaj 04.08.2021 – 15:15. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura deri më tani janë djegur rreth 30 hektarë të hamulloreve të grurit. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kalë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka”, bëhet e ditur në rpaort.

Në Suharekë si pasojë e prishjes së një përçuesi elektrit, ka shpërthyer nëj zjarr që është përhapur në kodrinat e dy fshatrave.

“Fsh. Peqan, Suharekë 04.08.2021-14:05. Raportohet se, si pasojë e prishjes së një përçuesi elektrik ka shpërthyer një zjarr ku është përhap në kodrinat e fshatit Peqan dhe Sllapuzhan. Njësitet e zjarrfikësve janë duke tentuar që ta shuajnë zjarrin”, thotë policia.

Në Gjakovë, një person ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij.

“Fsh. Qerim, Gjakovë 04.08.2021 – 06:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale vlera e të cilave nuk dihet, të lënduar nuk ka pasur. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport.

Në Malishevë ka shpërthyer zjarri në një pronë ku janë djegur dy parcela me vreshta dhe pylli.

“Fsh. Lladroc, Malishevë 04.08.2021-14:47. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e ankuesit kosovar, ku janë djeg dy parcela me vreshta dhe pylli në hapësirë prej rreth 5 hektarëve. Njësite zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Në Skenderaj, një person ka lajmëruar policinë, duke bërë të ditur se prona e tij hamullore dhe fusha është përfshirë nga zjarri.

“Fsh. Abri e Poshtme, Skenderaj 04.08.2021-12:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se prona e tij hamullore dhe fusha është përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar”, thuhet në raport./GazetaExpress/

Etiketa: kosovesituata me zjarret

Të Lidhura

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

nga 27
12:07 | 24/02/2026
0

Prej tre ditësh 50 mjete të tonazheve të rënda kanë mbetur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, pjesa...

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

nga 27
11:59 | 24/02/2026
0

Prej tre ditësh 50 mjete të tonazheve të rënda kanë mbetur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, pjesa...

U bënë vetë zot vetë shkop –

Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –

nga 27
11:35 | 24/02/2026
0

Nga Adelheid Wölfl, DER STANDARD   Ajo thjesht nuk u shfaq. Në fillim të javës, në Parlamentin shqiptar u diskutua kërkesa...

Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

nga 27
11:31 | 24/02/2026
0

Deputeti demokrat, Klevis Balliu akuzon qeverinë se po mbron Belinda Ballukun për të fshehur aferat korruptive, ndërsa qytetarët përballen me...

Para
Gjendet një person i pajetë në Lozhan të Korçës

29-vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë në Tiranë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

12:07 | 24/02/2026
Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

11:59 | 24/02/2026
U bënë vetë zot vetë shkop –

Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –

11:35 | 24/02/2026
Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

11:31 | 24/02/2026
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

11:15 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –
  • Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –
  • Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –
  • Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –
  • Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –
  • “Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –
  • Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com