Pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës, Lista Serbe ka dalë me një thirrje të fortë. Forca politike i drejtohet qytetarëve serbë, duke iu kërkuar që ta lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in që të lëvizin në këtë pjesë të vendit.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që të lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in të lëvizin sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë”, thuhet në njoftimin për media.
Por ata kanë kërkuar nga qytetarët që të parandalohet hyrja e Policisë së Kosovës atje.