Shefi i Eulex, Lars-Gunnar Wigemark dhe komandanti i KFOR Angelo Michele Ristuccia kanë takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në fokus të diskutimeve ka qenë situata në veri të vendit.
Të dy zyrtarët e lartë janë parë duke dalë nga ndërtesa e qeverisë. Ndërkohë nuk ka patur njoftim zyrtar për takimin në fjalë. Kujtojmë se situata në veri të Kosovës vijon të jetë e brishtë.
11 barrikadat që janë vendosur nga grupet e serbëve lokalë vazhdojnë të jenë aty. Ndërkaq mbrëmë në Zubin Potok, ka pasur të shtëna armësh në afërsi të patrullës së KFOR-it.