Lejet e qëndrimit të emigrantëve do të shtyhen me 5 muaj. Ky është vendimi i fundit i qeverisë greke.
Ky vendim u mor si pasojë e një defekti të rëndë që ka nxjerrë jashtë funksionimit sistemin kompjuterik të ministrisë së emigracionit.
Emigrantët që nuk mundnin të rinovonin lejet e qëndrimit rrezikoheshin të përballeshin me probleme më të mëdha, pasi kalonin automatikisht në një gjendje ilegaliteti.